“Eklipsi, sinjal i fundit të Tokës” - Bota Sot
“Eklipsi, sinjal i fundit të Tokës”

Speciale

E premte, 17 nëntor 2017

“Eklipsi, sinjal i fundit të Tokës”

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 20:06
Ilustrim

Për të ashtuquajturin “Planeti X”, ose Nibiru është folur për herë të parë nga Nancy Lieder në vitin 1995.

Në atë kohë ajo deklaronte se kishte një transplantim në tru që e ndihmonte të komunikonte me jashtëtokësorët.

Sa i takon “Planetit X”, ajo deklaronte atëherë se pikërisht ky planet i stërmadh do të shkaktonte fundin e jetës, të paktën në formën që është sot në Tokë.

Por Nancy gaboi. Si datë të apokalipsit ajo fillimisht solli vitin 2003 dhe gaboi. Më pas, ndjekësit e saj “rinovuan” datën dhe përmes një miksimi mes teorisë së Lieder për Nibirun dhe një profecie gjoja të majave, folën për 21 dhjetorin 2012.

Edhe këta gabuan dhe i fundit që merr përsipër të japë një parashikim për fundin e jetës në Tokë është David Meade. Ai është një ndër emrat më të njohur të teorive konspirative dhe tani paralajmëron se apokalipsi është shumë më afër nga sa mendohej.

Shenja e parë e fundit tonë, sipas tij, është eklipsi diellor i 21 gusht dhe më pas përplasja e madhe nga Nibiru më 23 shtator. Meade e bazon parashikimin e tij në një shkrim të gjendur të Testamenti i Vjetër i Biblës.

“Dita e Zotit po vjen në tokën e mëkatarëve dhe në këtë ditë të mbushur me zemërim dhe pa mëshirë, mëkatarët do të shkatërrohen. Dielli do të errësohet dhe Hëna nuk do të ndriçojë më!”, thuhet aty.

Pikërisht fjalia e fundit, thotë Meade, është përshkrimi i një eklipsi të plotë, që më pas sjell apokalipsin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test