Japonezët prodhojnë rrymë me ndihmën e oqeanit - Bota Sot
Japonezët prodhojnë rrymë me ndihmën e oqeanit

Speciale

E enjte, 23 nëntor 2017

Japonezët prodhojnë rrymë me ndihmën e oqeanit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:39
Ilustrim

Një kompani japoneze për prodhimin e makinerisë dhe një organizatë qeveritare njoftuan se kanë arritur të prodhojnë energji elektrike nga rrymat e oqeanit.

Kompania IHI dhe organizata për zhvillimin e llojeve të reja të energjisë dhe teknologjisë industriale NEDO, kanë kryer kërkimet në brigjet e prefekturës Kagoshima, në jugperëndim të Japonisë.

Ata thanë se rrymat detare kanë lëvizur turbinën e gjeneratorit eksperimental të vendosur në thellësi prej 20-50 metrash nën sipërfaqen e ujit.

Në kumtesë thuhet se përmes këtij eksperimenti kanë arritur të prodhojnë 30 kilovatë energji elektrike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test