Apokalipsi? “Planeti që do shkatërrojë Tokën, po vjen dita e tmerrshme”

Speciale

Apokalipsi? “Planeti që do shkatërrojë Tokën, po vjen dita e tmerrshme”

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:59
Ilustrim

Nëse do t’i besojmë profecisë, kemi edhe 10 ditë kohë deri kur Toka të shkatërrohet.

Mediat e huaja, duke iu referuar parashikimit te bere nga David Meade, një teoricien i njohur i konspiracionit, shkruajne se planeti Nibiru, i njohur si “Planet X” do të shfaqet në horizont dhe do të bjerë në kontakt me Tokën.

Sipas ketij parashikimi, planeti Nibiru do të përplaset me Tokë duke e shkaterruar ate plotesisht.

Ai duke iu referuar shifrave ka thene se përplasja do të fillojë më 21 gusht 2017, dhe pas një muaji do të godasë Tokën duke e shkatërruar.

Do te kete termete, cunami dhe shperthime vullkanike e pastaj shkaterrim total.

Data që ai ka parashikuar është 23 shtator 2017. Ai i referohet Biblies dhe thote se eklipsimi i ardhshëm diellor, më 21 gusht, do të shënojë fillimin e ditës së dënimeve.

Z. Meade thote: “Është vërtet shumë e çuditshme që të dy Shenjat e Mëdha të Zbulesës 12 dhe Piramida e Madhe e Gizës na drejtojnë në një moment të saktë në kohë – 20-23 Shtator 2017.”

Teoria e konspiracionit permes Planet X doli ne pah edhe këtë vit kur NASA njoftoi zbulimin e një planeti të ri në sistemin tonë diellor të cilin e quajtën “Planet Nine”.

Agjensia gjeti prova për një planet të vërtetë deri në 10 herë më shumë se masa e Tokës në kufijtë e jashtëm të Sistemit Diellor, në konstelacionin Orion.

Megjithatë, NASA thotë se Planet Nine nuk do të kalojë tokën dhe teoria Planet X e një apokalipsi është një mashtrim.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat