“Planeti i fshehtë në trajektore përplasjeje me Tokën” - Bota Sot
“Planeti i fshehtë në trajektore përplasjeje me Tokën”

Speciale

E shtunë, 21 tetor 2017

“Planeti i fshehtë në trajektore përplasjeje me Tokën”

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Shkencëtarët e kanë përjashtuar kategorikisht dhe kanë përsëritur vazhdimisht se teoria që do t’i japë fund jetës në Tokë, të paktën në formën që ne e njohim sot nuk ka asnjë bazë shkencore.

Por kjo nuk i ka ndalur konspiracionistët dhe forumet e tyre që “të lëshojnë alarmin për fundin e botës më 23 shtator”.

David Meade, një emër i njohur në këto forume, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij, vazhdon të këmbëngulë.

“Bibla jep shenjat në pasazhin 12:1  dhe qartësisht i referohet eklipsit dhe serisë së uraganëve që pasuan atë në Atlantik. Këto janë shenjat që tregojnë mbërritjen e fundit”, thotë ai.

Sipas tij, fundi do të mbërrijë më 23 shtator (pas tre ditësh) dhe shkaktari do të jetë planeti që deri më tani NASA nuk ka arritur ta zbulojë, por as të provojë që ai nuk ekziston, Nibiru.

I quajtur ndryshe si “Planeti X”, hipotezohet se Nibiru ka përmasa shumëfish më të mëdha se Toka dhe orbiton në skajet ekstreme të sistemit tonë diellor. Konspiracionistët mendojnë se orbita e këtij planeti është e çrregullt dhe tashmë ai ndodhet në trajektore përplasjeje me planetin tonë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test