Katalonja midis indipendentizmit dhe kushtetutës. Ja nga lind përplasja e përjetshme - Bota Sot
Katalonja midis indipendentizmit dhe kushtetutës. Ja nga lind përplasja e përjetshme

Speciale

E premte, 15 dhjetor 2017

Katalonja midis indipendentizmit dhe kushtetutës. Ja nga lind përplasja e përjetshme

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 00:42
ilustrim

A është i ligjshëm referendum i 1 tetorit?  

Gjykata Kushtetuese spanjolle e ka pezulluar ligjin e Parlamentit katalanas që urdhëronte referendumin e 1 tetorit. Kështu që për Spanjën nuk është i ligjshëm.

Çfarë ndodh në rast fitoreje të po-së?  

Sipas Generalitat, rezultati është detyrues dhe i menjëhershëm. Në rast fitoreje të po-së, brenda 48 orësh do të shpallet Republika Katalanase dhe do të hyjë në fuqi ligji i përkohshmërisë, që propozon të kalohet nga legaliteti spanjoll në atë katalanas. Pas kësaj, do të mbahen zgjedhje kushtetuese. Në rastin (pak probabël) e fitores së jo-së, do të thirren zgjedhje rajonale.

Kur lindi indipendentizmi dhe kur është bërë i fortë?  

Është një lëvizje e pranishme praktikisht e përhershme, por asnjëherë si në këto vite nuk ka qenë kaq e fortë. Indipendetizmi është rritur pas refuzimit në vitin 2012 nga ana e Gjykatës Kushtetuese e disa neneve të statutit të autonomisë, i dëshiruar nga qeveria Zapatero dhe i miratuar nga qytetarët katalanas. Veç të tjerash, rekursi kundër statutit qe i Partisë Popullore. Indipendentizmi ka kaluar nga 15% në 48% brenda 5 vitesh.

Sa janë indipendentistët?  

Sondazhet e vlerësojnë indipendentizmi nën 50% (në zgjedhjet e 2015 ishte 47.8%). Por pjesa tjetër e elektoratit dhe e partive është e ndarë: si të pavendosur dhe dyshues vlerësohen në rreth 10%. Ai që i komplikon llogaritë është pozicioni i Catalunya en Comú (aleate me Podemos), e përçarë brenda vetes, që nuk është shprehur kurrë qartë për jo-në ndaj pavarësisë.

Sa katalanas kërkojnë që të mund të votojnë?  

Midis 80% dhe 75%. Por një pjesë e këtyre kërkon që konsultimi të dakordësohet me Spanjën.

Cilat janë forcat që mbështesin indipendentizmin?  

Esquerra Repubblicana, një parti e vjetër e majtë (asnjëherë komuniste), Partito democratico de Catalunya, (ish Convergencia), një parti centrist që vetëm kohët e fundit është pozicionuar për pavarësinë, dhe CUP-I, lëvizja e majtë ekstreme.

Kush e kundërshton?  

Partia Socialiste, Partia Popullore dhe Ciudadanos, lëvizja centriste.

A ka kuorum?  

Jo. Generalitat-i e shpjegon kështu: nuk parashikohet në asnjë referendum spanjoll.

Një republikë katalanase do të qëndronte në Bashkimin Europian, në euro dhe në NATO?  

Indipendentistët thonë se po. Por një shtet i ri për të hyrë në Bashkimin Europian dhe, për pasojë, në euro, duhet të hapë një negociatë me Brukselin. Për aderimin eventual në NATO duhet kuptuar nëse dhe kur Barcelona do të ketë ushtrinë e saj (vetë tema i ndan partitë).Përgatiti:ARMIN TIRANA  / Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test