Gjashtë “patatet e nxehta” të OKB-së. Mes sanksioneve dhe aleancave, ja dosjet më delikate

Speciale

Gjashtë “patatet e nxehta” të OKB-së. Mes sanksioneve dhe aleancave, ja dosjet më delikate

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 00:53
ilustrim

Përplasja e fortë mes Penianit dhe Uashingtonit është në përshkallëzim të plotë: Korea e Veriut ka përshpejtuar angazhimin për krijimin e raketave me mbushje bërthamore, me të cilat vazhdon eksperimentimet, gjë që është bërë tejet shqetësuese për Tokion dhe Seulin. SHBA druhen për një sulm ndaj bazës së Guamit. Dje, Trumpi kërcënoi se në rast sulmi, do të ketë shkatërrim total të Koresë së Veriut. Kina, aleate e madhe e regjimit, deri tani ka kundërshtuar butë garën e Penianit për armatim bërthamor.

IRANI

Tension në rritje edhe për Iranin: administrata e SHBA nuk beson në angazhimin e ajatollahëve për të hequr dorë nga arma bërthamore dhe vë në diskutim marrëveshjen e firmosur nga Obama, që presidenti i ri e ka quajtur “të keqe dhe të turpshme”, duke kënaqur Izraelin dhe “fajkonjtë” e Teheranit. Trumpi konteston edhe rolin e forcave të Hezbollahut, “partia e Zotit” libaneze e mbshtetur nga Irani, në luftën e Sirisë, ku mbështesin qeverinë e Damaskut.

MIANMARI

Persekutimi i pakicës islamike të Rohingiave nga ana e qeverisë së Rangunit, që OKB e ka përcaktuar “spastrim etnik” ka shkaktuar largimin e mbi 420 mijë personave në Bangladesh. Udhëheqësja birmaniane Aung San Suu Kyi ka kritikuar abuzimet dhe është shprehur e gatshme të organizojë rikthimin e tyre në vend, por pa përmendur rolin e forcave të saj të armatosura. Perëndimi mbetet kritik: si sanksion i parë, Londra ka shpallur dje se nuk do të stërvisë më ushtarakë birmanianë.

SIRIA

Për SHBA, në Siri kundërshtari nuk është vetëm Shteti Islamik: Trumpi ka sulmuar sërish qeverinë e Bashar al Assadit, “një regjim vrasës që përdor gazin kundër qytetarëve të vet”. Por qeveria e Damaskut gëzon mbështetjen, politike dhe mbi të gjitha ushtarake, të Moskës: ndërhyrja e aviacionit rus mundësoi rimëkëmbjen e forave qeveritare në një pjesë të madhe të territorit që kish qenë pushtuar nga ISIS.

LIBIA

Kaosi në Libi, mes luftimeve, migrimit të pakontrolluar dhe xhihadizmit, është në qendër të interesit, mbi të gjitha për Evropën: dje Federika Mogerini ka theksuar nevojën e një përpjekjeje për të ribashkuar vendin, duke ulur në një tryezë gjeneralin Haftar dhe kryeministrin Serraj. Ministrat e Jashtëm të BE kanë rekomanduar që të kryhen negociata të ndryshme për bashkimin, nën flamurin e OKB dhe me udhëheqjen e përfaqësuesit special të OKB, Ghassan Salame.

KLIMA

SHBA mbeten të bindura për nevojën e braktisjes së marrëveshjeve të Parisit për Klimën. Pavarësisht uraganëve, Trumpi mbetet me idenë që ndryshimet klimatike nuk janë emergjencë. Por bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të shtyhet, ka theksuar Michel Temer, duke kërkuar edhe një reformë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidenti i brazilit ka shkaktuar dyshime mes ambientalistëve, kur ka deklaruar se shpyllëzimi i Amazonës është ngadalësuar me 20%.bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat