Të gjithë datat. Historia e Katalonjës, rajonit që po trondit Spanjën dhe Evropën - Bota Sot
Të gjithë datat. Historia e Katalonjës, rajonit që po trondit Spanjën dhe Evropën

Speciale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Të gjithë datat. Historia e Katalonjës, rajonit që po trondit Spanjën dhe Evropën

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 08:37
Ilustrim

Më 1469 një martesë mes dinastish bashkoi Kurorën e Kastijës dhe të Aragonit, që përfshinte edhe Principatën e Katalonjës, duke hedhur themelet e Mbretërisë së Spanjës.

Mbretëresha Isabella e Kastiljes dhe Mbretit Ferdinand II të Aragonit. Martesa e tyre u bë baza për bashkimin politik të Spanjës.Photo: PHAS / UIG / Getty Images

11 Shtator, 1714 Lufta e Trashëgimisë Spanjolle arrin në fund. Qyteti i Barcelonës, i cili kishte mbështetur Arkiduken Charles të Austrisë si pasues i fronit spanjoll, bie në duart e Filipit të Bourbonit. Kjo e vendos Katalonjën nën sundimin e drejtpërdrejtë të Madridit dhe çon në shtypjen e lirive tradicionale.

Trupat e Filipit të Bourbonit duke hyrë në Barcelonë në 1714. Foto: PHAS / UIG / Getty Images

Festimet për autonominë, 1932

1932 Katalonia siguron një Statut Autonomie nën Republikën Spanjolle.

Prill 1939 Gjeneral Francisco Franco fiton Luftën Civile Spanjolle, duke shënuar fillimin e një diktature që do të zgjasë 36 vjet. Qeveria katalane, e cila gëzonte një shkallë të autonomisë nga Madridi, shpërbëhet dhe gjuha e kultura katalanase shtypen.

23 tetor 1977 Josep Tarradellas (foto sipër), presidenti  në mërgim i qeverisë së Katalonjës, kthehet duke deklaruar: “Qytetarë të Katalonjës: Unë jam këtu!” Kjo frazë u shndërrua në një thirrje bashkimi për rajonin.

18 dhjetor 1979 Pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re të Spanjës në vitin 1978, Katalonia shpall një Statut Autonomie që përcakton autoritetin e rajonit në kulturë, tregti, siguri publike dhe fusha të tjera.

Anëtarët e parlamentit rajonal të Katalonjës votojnë më 29 shtator 2005, gjatë një diskutimi mbi një projekt-ligj që do t’i jepte rajonit autonomi më të madhe.Photo: CESAR RANGEL / AFP / Getty Images

30 shtator 2005 Parlamenti katalanas kalon një propozim për një Statut të ri Autonomie që njeh Katalonjën si një komb. Një referendum popullor i mëvonshëm e pranon dokumentin me një diferencë të gjerë.

31 Korrik 2006 Partia Popullore Konservatore e Spanjës paraqet një ankesë kundër statutit me Gjykatën Kushtetuese të Spanjës, duke argumentuar se ajo është një “kushtetutë paralele”.

13 shtator 2009 Arenys de Mount, një qytet i vogël katalan, mban të parin votim jodetyrues për pavarësinë.

28 qershor 2010 Gjykata Kushtetuese e Spanjës hedh poshtë Statutin e Autonomisë së Katalonjës, duke hequr referencën ndaj kombësisë. Demonstrata të mëdha shpërthyen në Katalonja kundër vendimit.

9 nëntor 2014 Një votim jo i detyrueshëm mbi pavarësinë e Katalonjës rezulton në më shumë se 80% në favor, por vetëm 2.3 milion nga 5.4 milion votues të mundshëm të rajonit marrin pjesë.

Antonio Baños, lideri i partisë pro-pavarësisë CUP, feston rezultatet e zgjedhjeve rajonale të Barcelonës më 27 shtator 2015. Foto: JOSEP LAGO / AFP / Getty Images

27 shtator 2015 Forcat katalanase pro pavarësisë fitojnë shumicën e vendeve në zgjedhjet rajonale.

Ish-presidenti i qeverisë katalanase Val Val Artur Mas më 8 maj 2017 ndërsa ecën me Carles Puigdemont, në të djashtë, në Barcelonë. Foto: JOSEP LAGO / AFP / Getty Images

13 mars 2017 Ish-presidenti katalunas Artur Mas ndalohet të marrë detyra publike për dy vjet pasi u shpall fajtor për mosbindjen ndaj Gjykatës Kushtetuese duke organizuar votimin e nëntorit 2014.

Presidenti Carles Puigdemont arrin në një takim të kabinetit katalanas përpara se të njoftojë datën e një referendumi mbi pavarësinë në Palau de La Generalitat në Barcelonë më 9 qershor.

9 qershor 2017 Carles Puigdemont, kryetar i Katalonjës, shpall planet për një referendum mbi pavarësinë për 1 tetor. Shumë shpejt, autoritetet spanjolle shpallin votimin e paligjshëm.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy në një konferencë shtypi në Madrid më 7 shtator. Fotot: PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP / Getty Images

7 shtator 2017 Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e referendumit të miratuar nga Parlamenti katalanas.

Marc Solsona, kryebashkiaku i qytetit katalan të Mollerussa, i përgjigjet  një thirrje nga prokurori i shtetit në Barcelonë më 19 shtator për të shpjeguar mbështetjen e tij për referendumin e pavarësisë të 1 tetorit që u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.Photo: LLUIS GENE / AFP / Getty Images

20 Shtator 2017 Policia spanjolle ndalon udhëheqësit separatistë si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për të ndaluar referendumin. Në ditët në vijim, ata konfiskojnë miliona fletëvotime dhe qindra kuti votimi. /Përgatiti Lapsi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test