Historianët flasin për një “metropol nëntokësor” në Egjipt - Bota Sot
Historianët flasin për një “metropol nëntokësor” në Egjipt

Speciale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Historianët flasin për një “metropol nëntokësor” në Egjipt

Nga: Arben Sylejmani Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:07
Sfiniksi misterioz në Giza të Egjiptit

Sipas një hulumtimi të fundit të historianëve, sfinksi i Egjiptit në Giza mund të jetë rruga e hyrjes në një "qytet sekret" nëntokësor, raporton the Express, përcjell Bota sot.

Historianët, Malcolm Hutton dhe Gerry Cannon besojnë se Sfinksi, i cili është ulur në rërën e Pllakës së Gizës përballë Piramidave të Mëdha, mund të jetë porta e një labirinti të tuneleve dhe pasazheve dhe një "metropoli nëntokësore".

Në librin e tyre të ardhshëm "The Giza Plateau Secrets" ata thonë se ka pasur lajme edhe më herët për këtë metropol nëntokësor, por më pas nuk kishte interesim për gjurmime.

Ata thonë se pas këtij raporti asgjë më shumë për këtë qytet u dëgjua

“Egjiptolog e gjallë e kishin humbur interesin për këtë metropol të mrekullueshëm nëntokësor, sepse të gjitha artikujt e tyre gjatë viteve pasuese janë përqendruar më shumë në varre të mbretëreshave dhe boshte që ishin zhytur thellë në tokë për  varrime. "

Historianët besojnë se një vrimë në majë të kokës së Sfinksit mund të jetë një hyrje në këtë qytet të humbur, së bashku me hapje të tjera në strukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test