Si të hysh në Harvard. Këshilla të thjeshta, nga presidentja e Universitetit më të nderuar të Amerikës - Bota Sot
Si të hysh në Harvard. Këshilla të thjeshta, nga presidentja e Universitetit më të nderuar të Amerikës

Speciale

E premte, 20 tetor 2017

Si të hysh në Harvard. Këshilla të thjeshta, nga presidentja e Universitetit më të nderuar të Amerikës

Nga: David A. Graham Më: 12 tetor 2017 Në ora: 07:48
Universiteti i Harvardit

Gjithkush e di se si të hyjë në Carnegie Hall: praktikë, praktikë, praktikë. Por, ç’të thuash, për ata që duan të hyjnë në universitetin më të nderuar të vendit?

Për studentët ambiciozë të shkollave të mesme sot, formula për të hyrë në atë shkollë mund të duket po aq e thjeshtë. Urtësia tradicionale thotë se ndjekja kokëulur, me mendjen tënde, e kualifikimeve është rruga e suksesit. Ajo e bën çdo zgjedhje për çdo organizatë të vogël një betejë të nxehtë, dhe i bën orët e mësimit pothuaj një mendim që rikthehet në kokë pas shumë kohësh. Çdo orë që nuk kalohet në mësim, kalohet për të ndërtuar një rezyme të mrekullueshme: Këshilli i studentëve, National Honor Society, kapiten i ekipit të futbollit ose volejbollit dhe anëtarësim në një duzinë organizatash të tjera studentore. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se një 4.0 bashkë me një grumbull lëndësh me provime të “Advanced Placement”, nuk është ende thelbësor.

Bëni gjithë këto dhe do të hyni në Harvard, apo jo?

“Ne mund ta mbushnim klasën tonë dy herë më shumë me studentë të përsosur”, i tha presidentja e Harvardit, Dru Gilpin Faust, një audience në Aspen Ideas Festival, sponsorizuar nga Instituti Aspen dhe The Atlantic. Kjo do të thotë se zyrtarët e pranimeve mbështeten në gjëra të paprekshme, si ese interesante ose rekomandime veçanërisht të pazakonta, për të vendosur se kush e përbën 5.9 përqindëshin e aplikantëve që pranohen.

Këshilla kryesore e Faust për të rritur një djalë apo vajzë të denjë për Harvard? “Bëjini fëmijët tuaj interesantë!”

Për prindërit dhe studentët, ky është edhe lajm i mirë, edhe lajm i keq. Lajmi i keq është se sigurisht, është shumë më e kollajtë ta thuash se sa ta bësh të ndodhë, ndonëse Faust rekomandoi që të nxiten fëmijët të ndjekin pasionet e tyre, si një mënyrë për të zhvilluar një personalitet interesant. Eshtë shumë më e kollajtë të plotësish një listë, sado e lodhshme, se sa të jesh interesant.

Por lajmi i mirë është se kur kolegjet vendosin këtë seri kriteresh, fëmijët mund të fokusohen në formësimin e viteve të tyre të adoleshencës, në një mënyrë që nuk është thjesht plotësim resht pas reshti i rezymesë, por të fokusohen në një sens më holistik të vetvetes. Kjo duket si një mënyrë shumë më e arsyeshme për t’u rritur në shkollë të mesme, se sa të tendosesh për të marrë disa pozicione, tek asnjë prej të cilëve nuk mundesh të përqëndrohesh. Kjo nxit një qasje diletante ndaj të mësuarit dhe shoqërisë, që është ekzaktësisht e kundërta e asaj që artet liberale janë përpjekur tradicionalisht të inkurajojnë.

Ka edhe një bonus me lajme të mira: nëse fëmija hyn në Harvard, ndoshta nuk do të ketë nevojë që të punojë paralelisht. 60 % e studentëve në Harvard marrin ndihmë financiare, thotë Faust, dhe ata po paguajnë një mesatare prej 12 mijë dollarë në vit, përkundër pagesës 60 mijë dollarë të shkollimit, konviktit dhe ushqimit. Kjo është pjesë e një tendence në rritje në universitetet elitare. Për vite, disa prej tyre kanë thënë se përmbushin 100 përqind nevojën e demonstruar, por në vitet e fundit vetëm pak prej tyre kanë filluar të ofrojnë shkollim tërësisht falas për studentë me të ardhura familjare, nën një nivel të caktuar. Kjo do të thotë që, edhe pse çmimi i etiketës, për ndjekjen e shkollës është rritur në lartësi edhe më marramendëse, gjithnjë e më pak studentë po e paguajnë atë çmim etikete.

Këto dy ndryshime nënkuptojnë që, ndërkohë që arsimi në kolegj nuk është më ai që ishte dy breza më parë, ai nga ana tjetër, nuk është kaq i papërballueshëm sa duket. / The Atlantic – Bota.al

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test