“Zbulohet” thesari më i madh rus: Besohej se dhoma e qelibartë ishte shkatërruar, por është “gjetur” në bunkerin nëntokësor të nazistëve - Bota Sot
“Zbulohet” thesari më i madh rus: Besohej se dhoma e qelibartë ishte shkatërruar, por është “gjetur” në bunkerin nëntokësor të nazistëve

Speciale

E diel, 17 dhjetor 2017

“Zbulohet” thesari më i madh rus: Besohej se dhoma e qelibartë ishte shkatërruar, por është “gjetur” në bunkerin nëntokësor të nazistëve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:42
Besohej se kjo dhomë ruse ishte humbur pasi që ushtria e Hitlerit kishte shkatërruar Kaliningradin.

Dhoma e qelibartë që vlen plot 200 milionë funte e cila dikur i përkiste Bashkimit Sovjetik, është ‘zbuluar’ duke u bërë kryelajm i medieve botërore.

Besohej se kjo dhomë ruse ishte humbur pasi që ushtria e Hitlerit kishte shkatërruar Kaliningradin.

Por, ekspertët tani besojnë se ajo është ruajtur në një kompleks nëntokësor, të cilën shkencëtarët nazist e kishin përdorur gjatë luftës.

Specialisti i gjeo-radarëve Peter Lor e ka ‘gjetur’, duke përdor imazhe të radarëve, Ai tani beson se thesari ndodhet nën tokë në Dresden të Gjermanisë, pasi një burim e kishte informuar për arin qysh në vitin 2001.

Image

“Kjo magazinë është e ndërtuar thellë nën tokë, ku përmbi të kalonte treni i cili në prill të vitit 1945 u ndal dhe fshehu ‘dhomën’ që ishte vjedhur nga Kaliningradi dhe ishte sjellë në Konisberg”, ka shtuar eksperti.

Edhe Bor së bashku me kolegët e tij Leonardo Blimer dhe Guntero Ekardo, besojnë se thesari që i përkiste carit të dytë gjerman Vilhelm gjendet diku nën tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test