Lufta, frika, nderi, interesi vetiak: Pse Tukididi është (mjerisht) kaq i rëndësishëm edhe sot

Speciale

Lufta, frika, nderi, interesi vetiak: Pse Tukididi është (mjerisht) kaq i rëndësishëm edhe sot

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:29
Tukididi është ende i rëndësishëm në botën moderne, në mesin e rrjeteve sociale që zënë aq shumë nga koha e tyre.

Një nga temat dominuese në shkrimet e tij, është koncepti se qeniet njerëzore janë të motivuara kryesisht nga 3 faktorë: frika, nderi dhe vetë-interesi. Sidomos gjatë kohës së luftës, kur të përballur me zgjedhjen ndërmjet bërjes së gjësë së duhur dhe asaj që është në interesin vetjak, shtetet zgjidhnin gjithmonë këtë të fundit

“Lufta është një mësues i dhunshëm, ajo ngre shumicën e pasioneve njerëzore në të njëjtin nivel me rrethanat e tyre”. Historiani athinas Tukididi i ka shkruar këto fjalë më shumë se 2.400 vjet më parë. Ia kam lexuar ato thuajse çdo vit një grupi të ri studentësh. Dhe po çdo vit unë pyes veten se si do të reagonin – gjuha e tij shpesh frikëson të rinjtë, dhe bota në të cilën ai ka banuar duket ndonjëherë e largët për ta.

Dhe kështu çdo vit unë pyes studentët e mi, nëse ata ndjenë se Tukididi është ende i rëndësishëm në botën moderne, në mesin e rrjeteve sociale që zënë aq shumë nga koha e tyre. Sigurisht historiani kishte shpresa të mëdha për veprën e tij; ai e quajti atë një “pronë të të gjithë kohrave”, dhe la pasazhe të gjata përkushtuar diskutimeve mbi natyrën njerëzore, ashtu siç e kuptonte atë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ajo rëndësi dukej e qartë: Shtetet e Bashkuara ishin Athina moderne (një shtet i hapur dhe demokratik, fuqia e të cilit qëndronte tek pasuria) dhe Sparta e shekullit XX qe Bashkimi Sovjetik (një shtet totalitar i mbyllur e pa dalje në det, që ia kushtonte burimet e tij kryesore forcës ushtarake). Megjithatë, ndërsa lufta aktuale kundër Shtetit Islamik sigurisht nuk përfshihet tek llojet e konflikteve të imagjinuara nga Tukididi, studentët e mi sugjerojnë se ai ka ende shumë për të na treguar mbi natyrën e njeriut, udhëheqjen, dhe pasojat e vendim-marrjes.

Një nga temat dominuese në shkrimet e tij, është koncepti se qeniet njerëzore janë të motivuara kryesisht nga 3 faktorë: frika, nderi dhe vetë-interesi. Sidomos gjatë kohës së luftës, kur…/bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat