Ajnshtajni, Darvini dhe rregulli 2-orësh i gjeniut - Bota Sot
Ajnshtajni, Darvini dhe rregulli 2-orësh i gjeniut

Speciale

E premte, 15 dhjetor 2017

Ajnshtajni, Darvini dhe rregulli 2-orësh i gjeniut

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 10:00
ilustrim

Albert Ajnshtajni ishte 16 vjeç kur flirtoi fillimisht me idenë e relativitetit special.

Ai ishte një ëndërrimtar. Teoria pioniere që e shtyu të hidhte themelin e fizikës moderne, ishte përfytyruar në një nga eksperimentet e tij të famshme të mendimit.

Ai pyeste veten, se çfarë do të ndodhte nëse do të shkonte në një valë të lëvizshme me një shpejtësi konstante, si një nga ata sërfistët në oqean. Duke pasur parasysh se do të udhëtonin me të njëjtën shpejtësi në një rast të tillë, ai përfytyronte që vala e dritës do të dukej si e ngrirë.

Ajnshtajni nuk e dinte atëherë, por ai mendim i thjeshtë do të çonte në rrëzimin e disa prej punëve më mbresëlënëse të bërëa në fizikë, gjatë shekujve të fundit. Dhe ndryshoi gjithçka.

Thellime të tilla nuk janë unike. Gjatë gjithë historisë, njerëz të mençur, nga Çarls Darvini tek Fridrih Niçe, ia kanë atribuuar një pjesë të madhe të gjenialitetit të tyre, orëve të shumta që kanë kaluar, të përhumbur në mendimet e tyre.

Darvini kishte një “shteg të mendimit” përgjatë të cilit ai “ecte” me mendje, dhe Niçe thuhet se shëtiste në natyrë për orë të tëra, për t’u dhënë kuptim ideve të tij.

Sjelljet që sot mund të qortohen si joproduktive, nga një kulturë që fetishizon rezultate të matshme, si orët e punës dhe raportet e prodhuara, në fakt ndër më produktivet. Dhe kjo na shpie tek një pyetje interesante.

A është thjesht rastësi? Nëse jo, çfarë?

Mendimi reflektiv

Fiona Kerr është një komunikuese shkencore dhe anëtare fakultetit në Universitetin e Adelaides, dhe jep një ide, se si dhe pse funksionon ky lloj reflektimi.

“Endërrimi (domethënë ai kur reflektojmë me vete) lejon mendjen që të bredhë”, shpjegon ajo. “Rezultati është gjithmonë më produktiv kur kemi të bëjmë me probleme komplekse, ose kur dalim me zgjidhje dhe ide kreative”.

Ajo nuk është e vetmja në interpretimin e studimeve. Për shembull, në fushën e arsimit, është bërë shumë punë për idenë e të menduarit reflektiv që nga vitet 1980, dhe është diçka që tani shihet si një komponent kritik për të qenë një mësues efikas.

Në thelb, një sasi e shëndetshme reflektimi mundëson konsolidimin e kujtesës dhe lejon formimin e lidhjeve jo-lineare, të cilat ndihmojnë aftësinë tonë për të ndarë dhe tagetuar probleme, si dhe t’i shohim në një tjetër dritë.

Të menduarit e përditshëm, i atypëratyshëm, sigurisht që ndihmon, por duhet që meditimi të jetë më i thellë dhe me qëllim, për të marrë një rezultat më domethënës.

Rregulli i 2-orëshit

jë herë në javë, zakonisht gjatë të martave, unë i kushtoj 2 orë vetëm të menduarit.

Në mbrëmje, largoj gjithë shpërqëndrimet e mundshme, sidomos ato elektronike si telefoni dhe laptopi, dhe praktikisht mbyllem në dhomë, për të ngritur pyetje mbi punën time dhe stilin tim të jetesës, me një laps dhe një letër në dorë.

2 orë është kohë e gjatë, dhe një pjesë mund të ndjehet si joproduktive, dhe jo e gjitha është e strukturuar, por unë i kam disa pyetje mbi të cilat reflektoj. Ja disa prej tyre:

A jam i kënaqur që bëj atë që bëj, apo jam duke lëvizur në mënyrë të paqëllimtë?

A është e ekuilibruar puna dhe marrëdhëniet e mia?

Si mund ta përshpejtoj procesin, nga aty ku jam, tek aty ku dua të shkoj?

Çfarë shansesh të mëdha nuk jam duke ndjekur, që mund ta bëja?

Cila është ajo gjë e vogël që do të mund të bënte një impakt të madh?

Me probabilitet, çfarë mund të shkojë gabim në gjashtë muajt e ardhshëm të jetës sime?

Mund të them sinqerisht se ky është aktiviteti më i dobishëm në jetën time. Më detyron të ekuilibroj afatshkurtrën dhe afatgjatën. Kam kapur çështje përpara se të bëhen probleme dhe kam fituar një efikasitet, që përndryshe nuk do ta kisha.

Eshtë interesant fakti që, shumë prej vlerës nuk del nga pyetjet rutinë, por nga koha që më mbetet pasi u kam dhënë përgjigje pyetjeve. Është momenti kur e le mendjen të endet./ Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test