Foto të frikshme të turizmit të errët nëpër botë - Bota Sot
Foto të frikshme të turizmit të errët nëpër botë

Speciale

E premte, 15 dhjetor 2017

Foto të frikshme të turizmit të errët nëpër botë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Muzetë dhe memorialët nëpër glob zbulojnë histori vdekjeje, shkelje dinjiteti dhe shkatërrim

Në qershor të 1944 –ës, trupat naziste marshuan drejt fshatit të qetë të Oradour-sur-Glane (në Francën e pushtuar nga gjermanët dhe mblodhën 642 fshatarë në shesh. Burrat u morën në hangarë dhe gratë e fëmijët u mbyllën brenda kishës përpara se t’i vinin flakën. Ata që nuk u mundën nga djegiet apo mbytja u goditën ndërsa përpiqeshin t’i iknin zjarrit.

Historianët besojnë se trupat e shënjestruan fshatin pasi morën informacion se banorët aty ishin të përfshirë në Rezistencë. Më 1946 –ën, qeveria franceze e shpalli vendin memorial kombëtar.

Tuol Sleng është një portret i mizorisë. Fotografi të kufomave të dobësuara veshin dhomat në një letër muri të masakrave dhe gjaku i mpiksur njollos tavanet – dëshmi e arrestimeve sistematike, torturës dhe kasaphanës së civilëve kamboxhianë gjatë mbretërimit të Khmer Rouge. Dekada pasi kishin luajtur një rol integral në një nga vrasjet masive më të rënda të shekullit XX, ish qendra e dënimit tani i fton turistët brenda për të eksploruar historinë e dhunës.

Skena në Tuol Sleng nuk është e pazakontë. Çdo vit, miliona të ashtuquajtur “turistë të errët” dynden në memorialët e luftës, sitet e shkatërrimeve natyrore dhe burgjet e së shkuarës nëpër botë për të dëshmuar atë çka mbetet prej së shkuarës së tyre tragjike.

Kampi i përqendrimit Auschwitz u vendos nga autoritetet gjermane më 1940 –ën në periferitë e O?wi?cim duke i ndalur polakët në arrestime masive. Nga 1942-shi ishte një nga rrjetet më të mëdha të kampeve naziste të vdekjes, ku të burgosurit u nënshtroheshin punës së detyruar, eksperimenteve çnjerëzore mjekësore dhe vrasjeve masive. Muzeu Shtetëror

Image

Auschwitz-Birkenau është një memorial dhe muze i dedikuar memories së atyre që u vranë në kampe, afro 1 milionë e njëqind mijë njerëz – gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 1982 –shin forcat izraelite pushtuan jugun e Libanit pas vitesh tensioni. Në përgjigje, një grup i sapoformuar militantësh, Hezbollah, financuan një fushatë guerile kundër mësymjes.

Mijëra libanezë dhe palestinezë civilë u vranë dhe qindra mijëra u shpërngulën gjatë pushtimit 18 –vjeçar, që mënë fund mbaroi në vitin 2000 kur Izraeli tërhoqi trupat e tij. Vendi turistik i Rezistencën u hap më 2010 –ën në Mleeta, një bazë ushtarake strategjike për Hezbollahun, për të përkujtuar përvjetorin e 10 të tërheqjes së Izraelit.

Në 12 maj të 2008-ës, një tërmet masiv tundi rajonin malor të Provincës Sichuan në jugperëndim të Kinës.  Fshatra të tërë dhe qytete u shkatërruan nga një shkundje me magnitudë 7.9 ballë. Afro 90 mijë njerëz u vranë, përfshi më shumë se 5300 fëmijë dhe miliona u shpërngulën prej shtëpive të tyre. Një skulpturë memorial u hap më 2009-ën përballë një shkolle të mesme në Yingxiu, epiqendra e tërmetit. Ora e madhe e granitit lexon  2:28 p.m., koha kur nisën dridhjet.

Tortura dhe ekzekutimi ishin të zakonshme në burgun Karosta, pranë Liepaja, Letoni, që ish përdorur si një burg ushtarak nazist dhe sovjetik për pjesën më të madhe të shekullit 20. burgu ushtarak prej asaj kohe është shndërruar në muze, ku vizitorët mund të shohin jetën pas hekurave dhe mund të qëndrojnë gjatë natës.

Në prill të vitit 1986, një seri gabimesh në centralin e Çernobilit në Bashkimin Sovjetik rezultoi në katastrofën më të keqe bërthamore në histori. Një sërë shpërthimesh hoqi kapakun e reaktorit numër katër, duke çliruar një re me material radioaktiv në atmosferë. Erërat i shpërndanë pluhurat mbi Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi, duke lënë miliona hektarë tokash të ndotura. Mbi 100 mijë njerëz u evakuuan dhe sëmundje të lidhura me rrezatimin vazhdojnë të prekin ata që u ekspozuan ndaj niveleve të larta të materialit bërthamor. Qyteti fantazmë i Pripyat-it, Ukrainë është caktuar i pasigurt për vendbanime njerëzore për një periudhë prej 24 mijë vitesh.

Më 1975 –ën, Khmer Rouge mori kontroll mbi Kamboxhian, duke nisur një gjenocid të përgjakshëm që mori jetët e afro 1.7 milionë njerëzve. Në një përpjekje radikale për të krijuar një shoqëri pa klasa, njerëzve iu hoqën titujt dhe pasuritë dhe u detyruan të bënin punë të rënda në fermë kolektive në periferi. Ata që nuk u shuan nga sëmundjet dhe uria u burgosën dhe u torturuan në qendra ekzekutimi si Tuol Sleng. Afro 17 mijë të burgosur kaluan nga ish shkolla e mesme e kthyern ë burg dhe përfunduan të varrosur në Fushat e Vrasjes jashtë Phnom Penh.

Mes Prillit dhe Korrikut 1994, anëtarët e mazhorancës etnike Hutu në Ruanda masakruan afro 800 mijë njerëz dhe përdhunuan çerek milioni gra në një fushatë të dhunshme shtypëse për të shfarosur minoritetin Tutsi. Pas masakrës, afro 2 milionë Hutus u arratisën në Tanzani, Burundi dhe Zaire ( Republika Demokratike e Kongos) nga frika e hakmarrjes, duke e përkeqësuar më tej krizën humanitare. Memorialë gjenocidi në Ruanda ruajnë dhe shfaqin eshtrat e të vdekurve.

*Fotografi Ambroise Tézenas ka dokumentuar mbi dhjetëra site të mëdha të turizmit të errët rreth botës në librin e tij “Kam qenë këtu: Fotografi të Turizmit të Errët”.

Marrë nga National Geographic.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test