Artifaktet e gjetura tregojnë se festa e Halloween-it, është festë ilire dhe është festuar fillimisht një herë në vit në Cakran të Fierit në Kalanë e Gurazezit (Gur Zezës).
Ajo, siç njofton ATSH-ja, festë quhej festa e të vdekurve, aty tregoheshin kokat e të dënuarve të cilët bënin keq dhe ishin dënuar me vdekje.
Ishte koha kur mbretëronte mbreti Monun dhe më pas djali i tij, Arbëri dhe ne sot, e quajmë festa e hallvave (ku bëhet hallvë për të vdekur) që të ëmbëlsojmë ditën ose dhe vetë jetën.
Sot, kjo festë është bërë ndërkombëtare dhe quhet festa e Halloween-it. Kjo festë ka ndryshuar. Sot, argëtohen duke bërë si të vdekur, duke bërë si të keq ose si vrasës me gjak në fytyrë. Por Cakranin dhe Ilirinë nuk e përmendin duke mohuar dhe origjinën e saj. Ky artifakt ndodhet ne muzeun e Fierit dhe është gjetur në Cakran.