Gjendet një hapësirë sekrete në piramidën e Keopsit

Speciale

Gjendet një hapësirë sekrete në piramidën e Keopsit

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 18:43
Piramida e Keopsit

Shkencëtarët kanë zbuluar një hapësirë të fshehur në piramidën e madhe egjiptiane në Gizë, që është zbulimi i parë i ngjashëm që nga shekulli 19.

Ekipi ndërkombëtar i kërkuesve ka gjetur një hapësirë të gjatë 30 metra mbi Galerinë e madhe në Piramidën e Keopsit, shkruan revista Nature. Hapësira e zbrazët është gjetur me metodën e rrezeve kozmike, të cilat depërtojnë në gur ngjashëm me radiovalët, por shumë më thellë.

Piramida e madhe në Giza, e njohur si piramida e Keopsit, është ndërtuar në periudhën ndërmjet viteve 2.509 dhe 2483 para erës së re, gjatë kohës së dinastisë së katërt të faraonit.

Image
Piramida e Keopsit
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat