Isak Njutoni ishte gjeni, por shikoni si humbi miliona para

Speciale

Isak Njutoni ishte gjeni, por shikoni si humbi miliona para

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:43
Isak Njutoni

Isak Njutoni ishte një prej njerëzve më të zgjuar që ka jetuar ndonjëherë.

Por ka një dallim të madh mes të qënit një fizikant i zgjuar dhe një investitor i zgjuar.

Ekziston një anektodë shumë interesante mbi aventurat e Njutonit, në investimet e tij në Kompaninë “Deti i Jugut”.

“Në pranverën e vitit 1720, Sër Isak Njutoni zotëronte aksione në Kompaninë Deti i Jugut, aksionet më të pëlqyera në Angli. Duke nuhatur që tregu po dilte nga kontrolli, fizikani i madh pëshpëriti “se mund të llogariste lëvizjet e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve”.

Njutoni shiti menjëherë aksionet e tij në Detin e Jugut duke futur në xhep 100% fitime, për një total prej 7000 stërlina. Por vetëm pak muaj më vonë, i rrëmbyer prej entuziasmit të tregut, Njutoni bleu sërish me një çmim shumë më të lartë – dhe humbi 20000 stërlina. Për pjesën e mbetur të jetës, ai ndaloi cilindo që t’i përmendte fjalët ‘Deti i Jugut’”.

Njutoni nuk ishte budalla, sigurisht. Ai ishte njeriu që shpiku njehsimin dhe konceptoi tre ligjet e lëvizjes.

Por ky episod tregon se nuk ishte investitor i zgjuar, sepse lejoi që emocionet ta kontrollonin, dhe kështu u përfshi prej joracionalitetit të turmës.

Si i thonë, problemi më i madh i një investitori ka gjasë të jetë vetja e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat