Ja ku gjendet toka e vetme e askujt në planet

Speciale

Ja ku gjendet toka e vetme e askujt në planet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:38
Telegraph shkruan se Bir Tavil është rajoni i vetëm në planet në të cilin njerëzit mund të jetojnë dhe nuk i takojnë asnjërit shtet në botë.

Një hulumtues nga India është vetëshpallur sundimtar i një pjese të pavarur të territorit në Afrikën Veriore, apo më saktë mbret i saj.

Sijash Diksit udhëtoi deri në Bir Tavil, rajon që ka 207 kilometra ndërmjet Egjiptit dhe Sudanit, të cilin asnjëra nga këto dy shtete nuk e kanë marrë.

Telegraph shkruan se Bir Tavil është rajoni i vetëm në planet në të cilin njerëzit mund të jetojnë dhe nuk i takojnë asnjërit shtet në botë.

Arsye e krijimit të kësaj hapësire është formimi i kufirit nga ana e britanikëve në vitin 1899.

Sundimtari i ri deri në rajon erdhi këmbë.

“Kjo është toka ime, unë jam mbret. Nuk bëj shaka, me të vërtetë mendoj se më takon mua. Është koha t’i dërgoj një email Britanisë së Madhe”, tha ai.

Por, Sijash nuk është i pari që ka tentuar të shpallë këtë vend territor të tij. Këtë qysh në vitin 2014 e kishte bërë amerikani Jeremy Heaton, në përpjekje për të shpallur vajzën e tij princeshë të Sudanit verior.

Por, njëjtë sikur Jeremy, as Sijash nuk do të ketë fat, pasi që vetëm shtetet e caktuara mund të kërkojnë sovranitet mbi këtë territor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat