Kafka e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

Speciale

Kafka e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një kafkë e gjetur në Kinë mund të rishkruajë të gjithë atë çfarë ne dimë për evoluimin e njerëzimit.

Sipas asaj çfarë që disa shkencëtarë kanë ekzaminuar, teoria ekzistuese se si u shpërnda njeriu në botë mund të jetë gabim, shkruan britanikja “Independent”.

Shumica e antropologëve beson se specia jonë u krijua në Afrikë rreth 200 mijë vite më parë dhe një grup prej tyre u largua 80 mijë vite më pas për t’u shpërndarë përreth globit.
Por kërkimi i ri sugjeron se karakteristika të rëndësishme të njerëzimit janë zhvilluare në Azinë Lindore.

Sipas tyre, në atë epokë mund të ketë pasur lëvizje të shumta të njerëzve që lëviznin nga Afrika në Azi dhe anasjelltas. Çka do të thotë, nëse hulumtuesit kanë të drejtë, që njeriu modern është formuar nga ADN-ja e paraardhësve si nga Azia, po ashti edhe nga Afrika.

Kjo kafkë e rëndësishme, e njohur si kafka Dali, u gjet para 40 vitesh në Kinë. E sipas arkeologëve ai ka qenë dikur anëtar i një specie më të hershme, paraardhësit tonë, Homo Erektus. Sipas shkencëtarëve ai ka jetuar 260 mijë vite më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat