Parashikimi i frikshëm: 2018 do jetë viti i tërmeteve shkatërrimtare

Speciale

Parashikimi i frikshëm: 2018 do jetë viti i tërmeteve shkatërrimtare

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 16:03
Ilustrim

Parashikime te frikshme na vijne per vitin 2018 nga shkencetaret, e cilet thone se viti qe vjen do te jete viti i termeteve shkaterruese.

Skemat e tërmeteve shkatërruese do të arrijnë vitin e ardhshëm për shkak të ngadalësimit të rrotullimit të Tokës, thonë shkencëtarët, shkruan Daily Mail.

Ekspertët paralajmërojnë se ky vit ka qenë ‘i lehtë’ vetëm me 6 tërmete të mëdha. Por, sipas tyre, vitin e ardhshëm mund të kemi të paktën 20 tërmete që do shkaktojnë dëme serioze dhe pritet të bien në rajonet tropikale ku jetojnë rreth 1 miliardë njerëz.

Ata vijojne me tej, teksa thone se ndryshime e vogla në shpejtësinë e rrotullimit të planetit tonë do të shkaktojnë aktivitet të madh sizmik duke lëshuar sasi të mëdha të energjisë nëntokësore.

Rrotullimi i planetit po ngadalësohet për shkak të forcave të baticës midis Tokës dhe Hënës. Ana e Tokës më e afërt në hënë e ndjen tërheqjen e saj më të fortë, ndërsa pjesa më e largët nga hëna e ndjen gravitetin e saj më pak.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados në Boulder dhe Universiteti i Montanës thonë se edhe luhatjet e një milisekondi mund të rrisin aktivitetin sizmik.

“Lidhja midis rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është i fortë dhe sugjeron se do të ketë një rritje të numrit të tërmeteve të fortë vitin e ardhshëm,” tha Dr Observer nga Dr Roger Bilham nga Universiteti i Kolorados.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat