“I dashur përdhunues!” Letra e një shkrimtareje për “Millennials”

Speciale

“I dashur përdhunues!” Letra e një shkrimtareje për “Millennials”

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Një letër e shkrimtares Vokoban që u drejtohet “millennials”. Flet për maskilizmim, shakatë që gjenerojnë dhunë, justifikimet kulturore dhe eufemizmat për të mbrojtur dhunuesit

Ajo që nuk duron dot qenia njerëzore është ta shohë veten si një person të keq. Kështu që kur gjen diçka që mund t’i përafrohet këtij përcaktimi, gjen justifikime dhe mbi të gjitha eviton të emërtojë veprimet e veta. “Jo, por ajo donte”, “në fund u kënaq”, “të gjitha thonë jo në fillim për të mos u dukur si një bushtër”, “isha shumë i pirë”, “po nxehesha”, “s’kisha ç’ti bëja nxehjes”… dhe akoma më shumë fraza që të duken dramatikisht familjare. Ndoshta ua ke thënë ose i ke dëgjuar ta thonë miqtë e tu dhe ke qeshur me to pa e konsideruar veten një përdhunues, ose pa qenë i ndërgjegjshëm që po e ushqen këtë kulturë përdhunimi për të cilën aq shumë flitet.

Mund të jesh student i drejtësisë, ose një i droguar i margjinalizuar, një baba familjeje ose një drejtor kasting. Mundet që të kesh kohë që nuk je në burg. Pjesa më e madhe e përdhunuesve nuk janë sepse dhunimet nuk denoncohen. Një studim i viteve 70 i quajtur “përdhunuesi i panjohur” befasohej sesa “normal” mund të ishe dhe sa ndryshe është bota jote. Studimi thoshte se mund të bëhen pak përgjithësime, kështu që mund të jesh çdokush nga të njohurit e mi. Ndoshta ke fillur herët të ngacmosh seksualisht, kolegët e tu mendojnë pikërisht si ty, dhe sulmon atë që mendon si vulnerabile, dikë afër që ka besim tek ty. Shumë herë je në një takim, një mik ose edhe një partner. Më ler të them se nëse ti je ky i fundit, përveç se je një agresor, nuk di as të dashurosh. Dashuria pa respekt nuk quhet e tillë. Seksi pa respekt është fëlliqësirë. Dhe seksi pa miratim quhet përdhunim. Gjëja tjetër që bën është mohimi si parim, edhe po ta pranosh se ke patur marrëdhënie seksuale pa miratim, nuk e pranon se ke kryer një krim. Nëse ajo nuk të ka dhënë leje, s’mund ta quash ndryshe. Kur e bëre, objektivi yt nuk ishte as seksual, ti doje të posedoje, të kontrolloje, të nënshtroje dhe turpëroje. Edhe pse nuk ishte vulgare, edhe pse ajo nuk lëvizi, ose heshti, ngriu nga frika ose presioni edhe pse nuk i pëlqeu dhe nuk të dha leje, ti nuk e ke bërë me të, e ke përdhunuar, pati ose s’pati penetrim.

Përse e bën? Në pjesën më të madhe nuk je i mangët, nuk ke as trauma. E bën sepse mendon se mundesh. Të kanë gënyer, i vetëdijshëm ose jo, të kanë edukuar për të menduar se femra është qenie inferiore dhe se të përket. Shoqëria heteropatriarkale të ka bërë të besosh se ke të drejta për të ushtruar kontroll dhe pushtet mbi të. Të ka përqafuar kultura e përdhunimeve, të ka inkurajuar pornografia. Çdo batutë që me të cilën ke qeshur që fyente gruan e bënte të dukej budallaqe, një objekt që e përdor për seksin tënd, kjo të ka riafrimuar. Sepse  beson se mund të zgjasësh dorën dhe të rrëmbesh atë që të pëlqen dhe se trupi i femrës është një mjet për qëllimin tënd. Sipas Mary P. Koss, një profesoreshë shëndeti në universitetin e Arizonës thotë se mitet e përdhunimit të kanë bërë të mendosh se një “jo” do të thotë një “po”dhe se ti e miqtë e tu u referoheni femrave me një fjalor të ashpër. Është e njëjta kulturë maskiliste që hesht dhe fajëson viktimën, ajo që të tha jo dhe që ti përsëri vazhdove. Ka të ngjarë t’i kesh shkatuar ndonjë ç’rregullim seksual si dispaneuri (dhimbje seksuale) dhimbje menstruale, dhimbje pelvike kronike dhe një frenim të libidos. Mund t’i kesh shkatuar depresion, ankth, makthe. Ajo që i ke shkatuar është një shkatërrim mendor përtej fizikes. E ke kthyer në një armë urrejtje dikë që është i destinuar për të dhënë kënaqësi dhe në fund dashuri. Je i prishur dhe ke prishur dikë, por do ta bëjmë që ajo ngrihet dhe ti s’mund të prishësh më askënd. Në fund do ta vemë në dukje ty dhe jo atë. Problemin e ke ti dhe jo vajza që pati fatin e keq që t’u vu në rrugë. Pra, nënat nuk do t’u thonë më vajzave të kenë kujdes kur të dalin netëve dhe baballarët të mos sugjerojnë për të veshur një fund më pak të gjatë. Në vendin e tyre duhet t’u thonë djemve: “I dashur, sonte mos u pi sepse mund të përdhunosh dikë” ose “nëse të hip dëshira për të përdhunuar, më telefono dhe do të vij të të kërkoj”…

Sepse nuk do të flasim më për gratë dhe sesi duhet të mbrohen ato, por do të jemi të përqendruar tek ty dhe se si duhet të mos mendosh më që femra është aty për të të kënaqur, do apo s’do ti. / Burimi: Codigonuevo / Bota.al

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat