Rumani, Princ Leka dhe Elia në funeralin e Mbretit Michael I - Bota Sot
Rumani, Princ Leka dhe Elia në funeralin e Mbretit Michael I

Speciale

E hënë, 28 maj 2018

Rumani, Princ Leka dhe Elia në funeralin e Mbretit Michael I

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:14
Pamje nga varrimi

Rumania i dha lamtumirën dje, Mbretit Michael I. Në ceremoninë shtetërore të përcjelljes së tij për në varreza kanë marrë mbi 20 mijë rumunë dhe kanë ardhur nga jashtë vendit, me dhjetra mbretër dhe trashëgimtarë të froneve të vendeve të ndryshme të botës.

Aty ra në sy prania e Princit Charles të Britanisë së Madhe, mbretëreshës së Spanjës etj..

Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu dhe princ Leka Zogu II, kanë marrë pjesë gjtihashtu në ceremoninë e lamtumirës.

Pas kësaj ceremonie Princesha Elia Zaharia ka publikuar fotot me këtë shënim:

“Në lamtumirën e fundit për Mbretin Michael I i Rumanisë. Përcjellja madhështore nga populli dhe shteti rumun na la mbresa të veçanta! Vend me traditë që vlerëson historinë dhe kontributin e këtij Mbreti të madh! U prehtë në paqe!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test