Nostradami i Ballkanit: Parashikimet për vitin 2018 dhe më tej - Bota Sot
Nostradami i Ballkanit: Parashikimet për vitin 2018 dhe më tej

Speciale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Nostradami i Ballkanit: Parashikimet për vitin 2018 dhe më tej

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 15:09
Baba Vanga

Ajo thuhet se ka arritur që të parashikojë sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ngritjen e Shtetit Islamik, cunamin e vitit 2004, Brexit, etj.

Bëhet fjalë për bullgaren Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare.

Parashikimet e saj shkojnë deri në shekullin e 51-të.

Për vitin që vjen, gruaja që njihet si “Nostradami i Ballkanit” ka bërë dy parashikime të mëdha.

Ajo ka parashikuar që në vitin 2018, Kina do bëhet superfuqia e botës, duke parakaluar SHBA-në.

Po ashtu ajo ka parashikuar që në Venus do të zbulohet një formë e re energjie.

A është e mundur kjo?

Një sondë hapësinore, e quajtur Parker, pritet që të lëshohet në korrik të vitit që vjen.

Sonda e NASA-s do të studiojë koronën e jashtme të Diellit.

Parker nuk do ulet në Venus, por do të përdorë fuqinë gravitacionale të këtij planeti për të mbërritur tek zona studimore.

Misioni do të përpiqet që të përcaktojë strukturën dhe dinamikën e fushave magnetike në burimin e erës diellore.

Po ashtu sonda do të gjurmojë rrjedhën e energjisë që nxeh plasmën që rrethon Diellin.

Parashikimi i saj i dytë është që Kina do parakalojë SHBA-në si superfuqi në vitin 2018.

Të dhënat e Bordit të Konferencës, publikuar dy vite më parë, thonë se në vitin 2018, kontributi i Kinës në GDP-në globale do të kalojë SHBA-në.

Por çfarë ka parashikuar tjetër për të ardhmen Baba Vanga?

Ajo parashikon se shumë shpejt, mjekët do kurojnë çdo sëmundje falë rritjes së klonimit.

Rreth viteve 2262 dhe 2304, njerëzit do arrijnë të udhëtojnë në kohë.

Në vitin 2341 e në vazhdim, një seri katastrofash do e bëjë planetin të pabanueshëm. Njerëzit do emigrojnë në një tjetër sistem diellor, por burimet e pakëta do bëjnë që të shpërthejnë luftëra.

Nga viti 3815, njerëzit do zbulojnë një fe të re, e cila do e nxjerrë njerëzimin nga errësira.

Nga viti 4302, konceptet e urrejtjes dhe zemërimit do zhduken plotësisht, njerëzit do jenë të pavdekshëm dhe do asimilohen me alienët.

340 miliardë njerëzit e shpërndarë në univers mund të flasin me Zotin.

Në vitin 5079, universi nuk do ekzistojë më.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test