“Qyteti i fantazmave në Afrikë”

Speciale

“Qyteti i fantazmave në Afrikë”

Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:16
Banorët e shumtë krijuan këtë qytet pasi punëtori Zaharias Levall gjeti një diamant në këtë zonë dhe më pas zbuloi se hapësira fsheh sasi të mëdha të këtij guri të çmuar.

Kolmanskop në Namibi është një qytet i fantazmave që nga viti 1954. Më pas u braktis nga banorët e fundit, kryesisht minatorët që punonin në minierën e afërt të diamantit.

Në gjashtë dekadat e fundit, qyteti është mbuluar me rërën e shkretëtirës Namib, e cila mbulon një sipërfaqe prej 50,000 kilometrash katrorë në Afrikë.

Kulmi i popullaritetit që ky qytet përjetoi në vitet 1920, kur mblodhi rreth 1200 banorë, kryesisht punëtorë lokalë të fisit Ovambo, si dhe kolonizatorë gjermanë.

Banorët e shumtë krijuan këtë qytet pasi punëtori Zaharias Levall gjeti një diamant në këtë zonë dhe më pas zbuloi se hapësira fsheh sasi të mëdha të këtij guri të çmuar.

Pas Luftës së Parë Botërore, stoqet e diamanteve ngadalë filluan të zhdukeshin dhe popullata filloi të kërkonte mundësi të reja për punë.

Kolmanskop tani është qyteti më i njohur “i fantazmave” në Namibi dhe një atraksion i madh turistik. Duke pasur parasysh se është i vendosur në një zonë të mbrojtur të quajtur Shpergebit, vizitorët duhet të kenë një leje të veçantë për të hyrë në qytet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat