Rënia në vrimën e zezë sjell pavdekësi?

Speciale

Rënia në vrimën e zezë sjell pavdekësi?

Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:14
Ilustrim

Nëse ndonjëherë ndodh të bini në vrimën e zezë, trupi juaj me siguri do të bëhet copë-copë. Të paktën, kështu thotë një teori e fizikanëve të sotëm.

Megjithatë, hulumtimi më i ri tregon në këtë se mund të ekzistojnë vrima të zeza, të cilët mund të na sjellin pavdekësi.

Ato do të shlyenin gjithë jetën e mëhershme të personit që do të binte në të dhe do t’i ngujonte në universe paralele me mundësi të panumërta të së ardhmes. Kjo është pse universi “nga ana tjetër” nuk është i rregulluar sipas rregullave të shkaqeve dhe pasojave, të cilat vlejnë në sistemin tonë.

Matematikani Peter Hinc nga Universiteti i Kalifornisë në Berkley, erdhi deri te ky zbulim me ndihmën e përllogaritjeve të bazuara në tipin e saktë të vrimave të zeza me energji elektrike, shkruan Daily Mail.

Në botën reale, e kaluara jonë përcakton të ardhmen tonë dhe ky determinizëm qeveris ligjet e fizikës. Kjo do të thotë që fizikisht ligjet në universin tonë lejojnë ekzistencën e vetëm një të ardhmeje të mundshme. Për shembull, kur shkencëtarët do të dinin se si universi u formua, ata mund teorikisht të llogaritin se çfarë do të ndodhë deri në vdekjen e universit dhe fundin e kohës.

Por, në vrimat e zeza Rajsner-Nordstrom-de Site, ky përcaktim më nuk vlen.

Nëse një udhëtar hapësire "do të zhvendosej" në këtë lloj vrimash të zeza, ka një shans që ai të mbijetojë.

Nëse do të arrinte të shmangë veçantinë e vrimës së zezë, ai do të gjendej në një lloj tjetër universi - në anën tjetër të vrimës së zezë. Nuk dihet se çfarë ndodh më tej, duke marrë parasysh se aty nuk merret më parasysh sistemi shkak-pasojë.

Megjithatë, Hinc pohon se vrimat e zeza Rajsner-Nordstrom-de Siter bëjnë përjashtim.

"Natyrisht, asnjë fizikan nuk do të shkojë atje për ta verifikuar. Bëhet fjalë për çështje matematikore. Megjithatë, ky problem ka edhe implikime fizike dhe filozofike, për shkak të të cilës edhe më tërhoqi”, ka shpjeguar ai.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Physical Review Letters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat