Dita botërore e gruas: Historia dhe rëndësia e saj

Speciale

Dita botërore e gruas: Historia dhe rëndësia e saj

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Dita ndërkombëtare e Gruas e cila shënohet me 8 Mars është datë e njohur në mbarë botën si ditë e shënuar për arritjet kulturore, ekonomike dhe politike të grave. Përderisa disa vende të botës e festojnë këtë datë, 8 Marsi historikisht është përcjellë edhe me protesta dhe marshe në kërkim të drejtave të barabarta për gratë.

Marshe dhe aktivitete në mbarë botën zhvillohen çdo vit për të ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale, pagesës së pa barabartë, dhe shtypjes së gruas në sfera të shumta të jetës.

Për herë të parë Dita e Gruas u diskutua më 28 shkurt, 1909 në New York në konferencën botërore të gruas. Aty u vendos që 8 Marsi të bëhet ditë ndërkombëtare që i kushtohet gruas. Kjo datë u shpall festë edhe në Rusi, aty ku më 8 mars 1917 gratë fituan të drejtën për të votuar.

Kjo ditë gëzon një rëndësi të veçantë pasi është dita kur gratë nga e gjithë bota njihen për të arriturat e tyre, pa dallime të etnisë, statusit ekonomik apo kulturor të tyre.

Në shënim të kësaj dite edhe në Kosovë sot është thirrur një marsh protestues për në orën 12:00 me moton “Gratë s’festojnë, marshojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat