Qyteti i ndaluar rus fsheh sekretin e madh

Speciale

Qyteti i ndaluar rus fsheh sekretin e madh

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:29
Qyteti

Qyteti misterioz siberian Norilsk ndodhet në afërsi të rrethit polar dhe me dekada ka qenë i ndaluar për të huajt, pasi konsiderohet rajon strategjik.

Qyteti ka 100 mijë banorë dhe gjatë verës për gjashtë javë asnjëherë nuk bie terri, ndërsa dimrit po aq javë nuk ka dritë. Temperaturat bie në minus 50 gradë Celsius.

Dikur në këtë rajon kishte raketa balistike ndërkontinentale, ndërsa sot ky qytet fsheh diçka tjetër nga bota – kontaminimi kronik.

Nga distanca, duket sikur retë janë mbi qytet, dhe se ka një stuhi dëbore në qiellin arktik. Fajtorë janë grupet e oxhaqeve të mëdha në objektet e ndërtuara rreth Norilskut.

24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, lëshojnë kokteje toksike - dyoksid squfuri dhe sapo të arrijnë atmosferën, ato kthehen në shi të acidit toksik.

Kompania Norilsk Nickel, vlera e së cilës është dhjetëra miliardë dollarë, pranon se substanca të tjera të dëmshme si metalet e rënda lëshohen në atmosferë edhe pse ato janë në sasi dukshëm më të vogla.

"Në verë ndryshon drejtimi i erës dhe të gjitha këto substanca toksike bien pikërisht në qytet. Ne të gjithë e ndjejmë atë, pasi bëhet e pamundur të marrim frymë”, thotë kameramani lokal Anrei Razdevilov.

Fabrika e Norilse Nickel zotëron të gjitha minierat përreth që përmbajnë metale të çmuara dhe lejojnë hyrjen në fabrikën më të madhe të quajtur 'Nada', shkruan BBC.

Ajo u ndërtua në fund të viteve 1970 dhe është më moderne nga të tre, meqenëse më e vjetra daton që nga viti 1930, kur industria metalurgjike në Norils u ndërtua nga të burgosurit e Stalinit. Në atë kohë, u quajt Qendra e Rehabilitimit Norilsk, në të cilën kishte 1200 njerëz.

Në fabrikën “Nada” prodhohen metale të shumta, përfshirë nikelin, bakrin, platinin, arin dhe argjendin. Por, xehet përmbajnë edhe një sasi të madhe sulfuri.

“Kjo fabrikë emiton nëntëqind tonë dyoksid sulfur. Kjo është sasia, të cilën e ka lejuar qeveria”, thotë inxhinieri kryesor Igor Dmitriev.

Sipas të dhënave të kompanisë, shuma e përgjithshme e dyoksidit të sulfurit të prodhuar nga të tre impiantet është pothuajse dy milionë tonë në vit, një shifër që ra vetëm me rreth 16% në fund të viteve 1980 krahasuar me vëllimin e fundit të viteve 1980 dhe ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Organizata Greenpeace për mbrojtjen e mjedisit thotë se ndotja ka krijuar 30 km "zonë të vdekura" rreth qytetit dhe, siç thonë shkencëtarët, shiu acid është përhapur në një sipërfaqe të njëjtë aq të madhe sa Gjermania.

Një nga pyjet e Norilsk përmban pemë të vdekura. Banorët vendas thonë se dëshmi tjera janë më të lehta për t’u parë më vonë, gjatë vitit.

"Kur fillojnë të rriten, ato janë të gjelbra, por kur arrijnë retë e tymit, ata fillojnë të vdesin", thotë mjekja Svetlana Golubkova.

Por shqetësimi i saj shumë më i madh është shëndeti i popullatës, sidomos i fëmijëve. dhe ka një trend të qartë.

Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar shumë njerëz erdhën këtu dhe të gjithë ishin të shëndetshëm. Por tani ka shumë pak fëmijë të shëndetshëm për shkak të ndotjes.

Por, për kompaninë Norilsk Nickel, e cila punëson pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të qytetit, në pyetje janë sasi të madhe parash, pasi është prodhuesi më i madh botëror i nikelit dhe paladit. Të hyrat krijojnë 3 për qind të GDP-s së përgjithshme në Rusi dhe se rezervat e nikelit dhe paladit janë aq të mjaftueshme sa që fabrika mund të punojë edhe të paktën 30 vjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat