Misteri që shkencëtari i famshëm s’e zbuloi dot asnjëherë

Speciale

Misteri që shkencëtari i famshëm s’e zbuloi dot asnjëherë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:39
Stephen Hawking

Stephen Hawking mund të ketë qenë një nga shkencëtarët më të shquar në botë, por një gjë mbeti mister për të: femrat.

Fizikanti, i cili vdiq në orët e hershme të së mërkurës në moshën 76 vjeçare, simbolizonte shtresat e larta të fuqisë së mendjes njerëzore.

Por në një rast kur e pyetën për çfarë mendonte më shumë gjatë ditës, ai tha: “Femrat. Ato janë një mister i plotë”.

Shkencëtari e dha këtë koment për femrat në një intervistë me New Scientist kur shënoi ditëlindjen e tij të 70-të më 8 Janar 2012.

Hawking u diagnostikua me sklerozë amitrofike laterale, një formë e sëmundjes së qelizave nervore, kur ai ishte 22 vjeç dhe nuk pritej të jetonte më shumë se dy vjet.

Por ai jetoi për 55 vjet të tjera duke u bërë një nga fizikantët më të famshëm në botë si edhe botoi tre nga librat më të shitur. Ai u nderua me vlerësime dhe një disa grada nderi, medalje, etj. Hawking ka qenë dy herë i martuar dhe ka tre fëmijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat