Në ankand diamanti i rrallë blu

Speciale

Në ankand diamanti i rrallë blu

Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:15
Në ankand diamanti i rrallë blu

Diamanti blu mbretëror do të dalë në ankand për herë të parë pas 300 vjetësh, që kaloi në duart e katër dinastive evropiane. Diamanti Farnese Blue prej 6.16 karatësh do të dalë në shitje në Maj. Diamant i errët blu në formë dardhe u zbulua në minierën Golconda në Indi.

Fillimisht e përdori mbretëresha e Spanjës, në 1715, pas martesës së saj me Mbretin Filip V të Spanjës. Në ankand, ky diamant do të ketë të bashkëngjitur dhe një pllakë që shpjegon origjinën.

Ankandi do të fillojë me një shifër prej 5 milionë franga zvicerane. Drejtuesi i ankandit thotë se ky diamant do të kapë një vlerë shumë të lartë.

Farnese Blue do të dalë në publik në sallën e ekspozitës në Hong Kong, më 29 Mars dhe do të ekspozohet në Londër, Nju Jork, Singapor, Taipei dhe Gjenevë, përpara ankandit.

“Aurora Green” është diamanti më i shitur ndonjëherë. Ankandi u zhvillua më 31 Maj 2016 dhe u shit për 16.8 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat