Flasin ekspertët e gjuhës së trupit: Si u paraqit Zuckerberg para Senatit Amerikan, cilat janë detajet që e tradhëtuan - Bota Sot
Flasin ekspertët e gjuhës së trupit: Si u paraqit Zuckerberg para Senatit Amerikan, cilat janë detajet që e tradhëtuan

Speciale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Flasin ekspertët e gjuhës së trupit: Si u paraqit Zuckerberg para Senatit Amerikan, cilat janë detajet që e tradhëtuan

Më: 13 prill 2018 Në ora: 07:08
Mark Zuckerberg

Bota po përballet me krizën më të keqe të shkeljes së privatësisë në histori dhe fajtor për këtë është “Facebook”-u. Mark Zuckerberg u vendos përballë përgjegjësisë më të madhe të jetës së tij të martën, në një seancë prej 5 orësh para senatorëve amerikanë.

Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave ishte jastëku 10 cm, mbi të cilin ishte ulur. Fotot e realizuara nga pjesa e pasme, e tregojnë themeluesin e Facebook-ut, që është 1.70 cm të ulur në një jastëk të zi, gjatë kohës që u mor në pyetje. (Imagjinoni si do të dukej Zuckerberg me më pak centimetra.)

Jastëku i dha Zuckerberg-ut pamjen e një personi më të gjatë, në takimin që mund të cilësohet si një ndër më të rëndësishmit të jetës së tij.  

Sipas burimeve të “Business Insider”, jastëku kishte për qëllim komoditenin e Zuckerberg-ut, sesa ta bënte atë të dukej më i gjatë. Por, efekti i tij optik është i pamohueshëm, veçanërisht në një vend të tillë si Kongresi, që e bën të hetuarin të duket i vogël dhe i ekspozuar. Ai u detyrua gjithashtu të vishte një kostum të errët, në vend të të preferuarave të tij, bluzës gri dhe xhinseve. 

Kjo seancë shënoi edhe përballjen e parë të themelesuesit të Facebook në mënyrë të drejtpërdrejtë me ligjvënësit, ndaj nuk është për t’u habitur që ai u kujdes për çdo detaj. Sipas fotografëve, themeluesi i Facebook-ut kishte një bllok shënimesh, në të cilin ishin të shkruara pyetjet që ai priste dhe strategjinë e tij të përgjigjeve. Gjatë seancës ai u kërkoi ndjesë publike të gjithë përdoruesve të mediat sociale, të cilëve i është shkelur e drejta e privatësisë, duke iu vjedhur të dhënat.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test