Pandat identifikojnë gjininë e kundërt të tyre vetëm me zë në distanca deri 20 metra

Speciale

Pandat identifikojnë gjininë e kundërt të tyre vetëm me zë në distanca deri 20 metra

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:50
Panda

Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi dyshimet për thirrjet e pandave.

Hulumtimet, siç raporton BBC,  tregojnë se pandat gjigante komunikojnë vetëm përmes thirrjeve me njëri –tjetrin dhe identifikohen edhe në largësi prej 20 metrave.

Por ata vetëm mund ta deshifrojnë gjininë e Pandës tjetër, vetëm nëse janë më pak se 10 metra larg.

Në të kundërt, kafshët që jetojnë në savanën e hapur, siç janë elefantët afrikanë, mund të komunikojnë në distanca prej 1 km.

Studiuesit kanë ardhur në këto rezultate pas matjeve që kanë bërë të zërave që kanë lëshuar pandat gjigante gjatë kohës kur kanë ftuar pandën e gjinisë tjetër në takim.

"Gjetjet tona tregojnë se shumica e komunikimit akustik në të vërtetë ndodhin në distanca shumë të shkurtra (10-20 m) sapo të jenë vendosur bashkëshortët", tha Benjamin Charlton i Institutit të Kërkimeve për Ruajtjen e Zoologjikëve në San Diego.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat