Nënat e kombit, historia e motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi

Speciale

Nënat e kombit, historia e motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi

Më: 30 mars 2012 Në ora: 20:06

Në vitin 1979 të gjithë shqiptarët shijuan efektet mbresëlënese të filmit patriotik “Mësonjëtorja”, realizuar me aktorët më të mirë të kohës. Njëkohësisht kuptuan se bëhej fjalë për çeljen e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë, por vetëm kaq. Për habi propaganda e kohës, apo një mendje e djallëzuar ishte kujdesur që në asnjë rast të mos shkohej në cilësimin e personazheve të veçantë historikë. Të emrave realë të cilëve u dedikohej filmi. Pra në asnjë rast nuk u tha se skenari ishte ndërtuar mbi biografinë e patriotes Sevasti Qiriazi, që në film vjen me emrin Dafina si dhe të vëllait të saj më të madh, Gjerasimit, mishëruar në personazhin e Stefan Bardhit.
Po përse në këtë film patriotik, që evokonte një ngjarje të shekullit të 19, të rreth 90 viteve të shkuara, nuk përmendeshin emrat e personazheve realë, apo qoftë një dedikim në fillim apo në fund të filmit?
E thënë me pak fjalë, edhe pse artistët kryesorë, kishin kaluar ditë të tëra pranë familjes së Qiriazëve, që të futeshin sa më mirë në rol, propaganda e kohës nuk e kishte parë të arsyeshme të identifikonte filmin me këtë familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat