Federata po e varros volejbollin!

Zgjedhjet 2013

Federata po e varros volejbollin!

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 10 korrik 2011 Në ora: 13:04

Volejbollistja më e mirë në Kosovë, Shemsije Asllanaj, ka atakuar Federatën e Volejbollit të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Xhavit Mustafa, kryetar. Asllanaj thotë se krerët e Federatës janë duke i shkaktuar dëme të mëdha këtij sporti, saqë ka ardhur koha të varroset (të shuhet). “Volejbolli është në krizë të madhe dhe lirisht mund të them edhe drejt varrosjes . Me politikën që është duke e bërë federata sigurisht se shumë shpejt do të shuhen edhe shumë klube. Disa nga krerët e federatës kanë ardhur për interesat e veta se sa që të punojnë në përparimin e këtij sporti. Si volejbolliste nuk e mbajë mend dot se kur kemi qenë në situata më të palakmueshme. Mungojnë aktivitetet si përfaqësuese, mungon lobimi për ndërkombëtarizim, mungon gjithçka. Gjërat shkojnë mbrapsht që nga ardhja e njerëzve të rinj në federatë, të cilët nuk e di se çka punojnë”, ka thënë ajo. Shema luan në pozitën e pranueses dhe thotë se sikur të ishte menaxhimi si duhet si dhe përpjekjet për lobim do të ishin të pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit ngjashëm sikur Federata e Hendbollit e Kosovës që është e pranuar me kushtëzime në Federatën e Hendbollit Evropian dhe marrin pjesë me klube në garat evropiane. Mos puna që bënë federata po lë pasojë ta parashikueshme. Po luajmë dhe nuk e dimë pse luajmë. Bëhem kampion dhe nuk ka asnjë vlerë se prapë nuk mundem të dalim në garat evropiane. Ngushëllimi më i madh është që të shkojmë në facebooke dhe të shkruajmë: Jemi kampion dhe të ilustrojmë ndonjë fotografi”, ka thënë Asllanaj. “Kohën kur ishte Zenun Pajaziti, kryetar është punuar shumë më shumë, ka pasur aktivitete e aktivitete. Sikur të ishte Pajaziti, sigurisht se do të ishim të pranuar me drejta të kushtëzuara dhe madje me klube do të ishim pjesëmarrëse në garat evropiane. Tash jemi mbyllur në mes katër mureve dhe luajmë mëhallë me mëhallë dhe asgjë më shumë”, ka thënë Shema, e cila ka ofertë nga KV Skenderaj e KV Kastrioti i Ferizajt, por jo edhe diçka konkrete. Ajo ka thënë se pa një mijë euro pagë nuk do të luajë në asnjë klub në Kosovë, sepse e do hakun që e meriton dhe jo të bëhet rast social! “Nuk e di se ku do të luajë në kampionatin e ri. Nga muaj mars e këndej nuk jam e angazhuar në asnjë klub, pra nga koha kur jam kthyer në Zvicra. Do të isha angazhuar në njërën nga klubet, nëse më plotësohen kushtet që i kërkojë”, ka thënë Shema, njëherësh anëtare e kombëtares së Kosovës. Jo vetëm Shema, por edhe shumë klube, trajnerë, volejbollistë janë të pakënaqur me punën që e bënë kreu i FVK-së, i cili asociacion çuditërisht deri më tashmë ka pasur shumë pak takime me zyrtarët e federatave të shteteve të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat