Pse e hoqi postimin nga facebookun?

Zgjedhjet 2013

Pse e hoqi postimin nga facebookun?

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 10:16

Zëdhënësja e institucionit të futbollit shqiptar, Jona Dervishi, ka hequr dje nga adresa personale në rrjetin social “Facebook” postimin e bërë dy ditë më parë, në lidhje me deklaratat që kishte dhënë për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Giannii de Biasi. Mesa duket, pas komenteve të shumta negative të tifozëve për shprehjen e Dervishit, “se Shqipëria e bëri të famshëm De Biasin”, drejtoresha e zyrës për shtyp në FSHF ka bërë “mea culpa”, duke fshirë në këtë mënyrë postimin nga “Facebook”-u.

Në këtë të fundit shkruhej: “Shoh që më kanë nxjerrë në gazeta dhe portale ‘online’, ndaj dua të bëj një sqarim. De Biasi është trajneri Kombëtares sonë, strategu i fitoreve dhe unë kam fatin të punoj me të, sepse ka ndikuar për ëndrrën tonë drejt Europianit dhe unë dua t’i them ‘Grazie Mister!’. Por, është njësoj e vërtetë dhe e ritheksoj që në vendin tonë famën ose emrin ia dha Kombëtarja, pikërisht si trajner i saj, sepse jo gjithnjë duhen vetëm skema, por sepse kemi lojtarë të zotë që luajnë si gladiatorë në realizimin e kësaj skeme.

Mos më keqpërdorni mënyrën sesi jam shprehur dhe atë ç’kam dashur të nënkuptoj!”. Vlen të theksohet se deklarata e Dervishit ka shkaktuar një reagim të fortë nga opinioni sportiv, madje ka reaguar edhe ish-sulmuesi i shquar i Kombëtares, Sokol Kushta, i cili ka theksuar se FSHF-ja duhet të rinovojë me De Biasin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat