Higuain: Mos të përfshihemi nga euforia

Zgjedhjet 2013

Higuain: Mos të përfshihemi nga euforia

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:46

Të shtunën në mbrëmje (20.45) do të zhvillohet derbi i madh italian, në mes Juventusit dhe Napolit. Dy skuadra që mëtojnë titullin e kampionit në Serie A në futboll dhe zotohen se janë të përgatitur maksimalisht. Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, tha se do ta ruajnë qetësinë para këtij derbit të madh në Torino. “Tani gjithçka varet nga ne. Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë . Personalisht ndihem i qetë. Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo”, ka thënë Higuain. Napoli udhëheq kreun me 56 pikë, por ka dy më shumë se Juventusi që renditet i dyti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat