Spanja e nis me fitore, “ok”, Gjermania e Italia

Sporti

Spanja e nis me fitore, “ok”, Gjermania e Italia

Më: 11 shtator 2012 Në ora: 23:58

Kampionët e Europës dhe Botës, Spanja ka arritur një fitore minimale dhe vuajtëse në transfertën që rezultoi shumë e vështirë ndaj Gjeorgjisë. Ai që shpëtoi të besuarit e trajnerit Vincente del Bosque ka qënë sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado që shënoi në portën e gjeorgjianëve në minutën e 86-të. Kampionët e Spanjës janë munduar gjatë gjithë kohës të cajnë një super skuadër mbrojtëse si Gjeorgjia që pa shumë alternativa të tjera kishte zgjedhur piërisht këtë mënyrë për të ndalur ofensivën e iberikëve madje ishin shumë pranë realizimit. Ai që i prishi llogaritë e lindorëve ishte Soldado që shënoi golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me Spanjën pasi kishte shënuar një tregolësh në një miqësore ndaj Venezuelës. Për momentin skuadra e Spanjës është e pozicionuar në vëndin e dytë në grup pas Francës që ka kryer një takim më shumë. Fitore ka rritur edhe Hollanda në fushën e Hungarisë duke u konfirmuar si skuadra kryesuese e grupit, pasi të besuarit e trajnerit Van Gaal kanë shënuar 4 herë me anë të 2 golave të Lens, 1 të Huntelar dhe 1 të të riut 20-vjecar Bruno Martins Indi. Për vëndasit golin e vetëm e shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit Balazs Dzsudzsak. Takimet e tjera të vlefshme për eleminatoret e botërorit Brazil 2014 kanë dhënë këto rezultate.

Italy 2 : 0 Malta

Austria 1 : 2 Germany

Sweden 2 : 0 Kazakhstan

Israel 0 : 4 Russia

France 3 : 1 Belarus

England 1: 1 Ukraine

Turkey 3 : 0 Estonia

Hungary 1 : 4 Netherlands

Belgjikë 1 : 1 Kroaci

Poloni 2 : 0 Moldavi

Suedi 2 : 0 Kazakistan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat