Reali kërkon shpëtim në derbi

Sporti

Reali kërkon shpëtim në derbi

Më: 23 shtator 2012 Në ora: 12:49

Me vetëm një fitore në katër javë dhe -11 pikë nga Barcelona kryesuese, Reali i Madridit nuk ka rrugë tjetër përvecse të fitojë në Vajekas ndaj Rajos.

Në derbin e vogël të kryeqytetit, los blankos kërkojnë të tregojnë të njëjtin karakter të shfaqur dhe ndaj Mancester Sitit në Champions, për të zbutur disi ajrin e rëndë që thithet këto ditë në shtëpinë e kampionëve të Primeras.

Me el klasikon, dy javë larg, Reali do të provojë të nisë serinë e fitoreve dhe ndaj Murinjo mednohet se do të lërë mënjanë konfliktet e ditëve të fundit duke rikthyer sërish në formacionin titullar, Sergio Ramos, si për të treguar se lënia e tij jashtë ishte ndaj anglezëve ishte thjesht për cështje taktike.

Përkrah Ramos, do të luajë Pepe, ndërsa nga krahët titullar dhe Arbeloa dhe Marselo. Në qendër të mesfushës do të luajë dyshja e zakonshme, Alonso – Kedira me Esien që këtë herë përfundon në stol, ndërsa në fazën e avancuar të mesfushës nuk ndryshon asgjë nga krahët me Di Marian në të djathtë e Ronaldon në të majtë.

I vetmi rregullim I teknikut portugez ësthë lënia në stol e Ozëll dhe besim sërish nga minuta e parë për Luka Modric, që bindi si zëvendësues në champions. Ndërkohë që në sulm, Karim Benzema rikthehet titullar pas goli që shënoi në mesjavën evropiane, ndërsa për Higuain është casti për të qëndruar në stol në pritje të mundësisë së tij.

Në fund të fundit në këtë pikë për realin, polemikat më mirë të lihen mënjanë dhe të mendohet për atë që do të prodhohet në fushë. El klasiko po troket dhe të tjera pikë minus në renditje, do të ishin një vetvrasje për madrilenët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat