Turneu i Shanghait blindohet për Federer

Sporti

Turneu i Shanghait blindohet për Federer

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 14:35

Turneu i Shanghait blindohet për Roger Federer. Tenisti zvicerian është kërcënuar me vdekje dhe organizatorët vendosën të përforcojnë masat e sigurisë. Gjithshka nisi në 25 shtator me një postim shok në një sajt sportive shumë popullor në Kinë ku shkruhej. “Ta dini se do ta vras Roger Federer”. Kërcënimet vijuan dhe më pas dhe policia locale u lajmërua për të marrë nën mbrojtje sportistin, skuadrën dhe familjen e tij. Autoritetet locale janë në dijeni të problem dhe kanë lëvizuar menjëherë për të evituar cdo situatë të pakëndshme.

Autori I postit kundër Roger ka nëj emër, ose më mirë një nickname, “Blue Cat” dhe policia po punon për të zbuluar identitetin e tij. Federer arriti në Shanghai por aeroplani I tij nuk u ul në aeroportin qendror. Për të lehtësuar kontrollet avioni I tij zbriti në Pudong, aeroportin më të vogël të qytetit.

Orgainzatorët shpjeguan se po I vazhdojnë hetimet, dhe me mbërritjen e Federer kanë rritur masat e sigurisë duke uruar që ato ndaj Federer të mbeten në kuadrin e kërcënimeve verbgale, edhe pse duke mos mundur ta dinë këtë me siguri, kanë vendosur të tutelojnë tenistin dhe familjen e tij. Për këtë arsye organizatorët bënë të ditur dhe se kanë marrë vendimin për të mos e lënë Federer në fushë për shumë kohë pas fundit të ndeshjeve duke iu kërkuar fansave të bëjnë durim nëse Federer nuk do të ndalet për të firmosur autografe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat