Ronaldo i lumtur, e tregojnë shifrat

Sporti

Ronaldo i lumtur, e tregojnë shifrat

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:11

Dy tregolësha në dy ndeshjet e fundit, me Deportivo La Korunjën në La Liga dhe ndaj Ajaksit në Champions. Shifra të denja vetëm për një lojtar si Kristiano Ronaldo, më i miri i Realit të Madridit, që është kandidati kryesor për fitimin e Topit të Artë. Ndoshta nuk ishte në formën më të mirë në fillim të kampionatit, cka u refkeltua edhe në rezultatet zhgënjyese të Los Blankos, por ku ai shënon dhe gëzon, Reali bëhet i papërbajtshëm. Pas hodhi pas krahëve periudhën e trishtimit, yllit portugez nuk I duhen shumë raste për të shënuar, madje realizon të paimagjinueshmen, duke bërë që më e vështirë të perceptohet si më e thjeshtë. Në Champions Ligë arriti në kuotën e 42 golave, 14 vetëm në 11 ndeshjet e fundit, kaloi Drogbanë, barazoi Del Pieron, dhë kërcënon 5 golashënuesit më të mirë, ndër të cilët ish-mengesin Raul rekordmenin absolut, i frenuar në kuotën e 71 golave. Me bluzën e Realit po thyen të gjitha parashiket e mundshme, në 154 ndeshje ka realizuar 159 gola. Asnjë futbollist në historinë e Realit nuk ka shënuar më shumë gola sesa ndeshje të zhvilluara. Por Kristiano nuk e ka mendjen te statitistikat personale, porn ë El Klasikon e radhës.

“Jam shumë I kënaqur për lojën që kemi zhvilluar dhe sigurisht edhe për rezultatin. Është shumë e rëndësishme që në këtë moment kemi fituar shumë besim, aq me tepër që vetëm pas disa ditësh do të luajmë ndaj Barcelonës. El Klasiko ofron gjithmonë një sfidë mjaft të komplikuar, por nëse hyjmë në fushë me besim do të arrijmë një rezultat të mirë.

Mungesat shumë të rëndësishme në mbrojtjen e Katalanasve, Ronaldo komenton shkurt:

Do të mungojnë Pyjol dhe Pike? Prapseprapë do të jenë 11 lojtarë në fushë. Barcelona është një skuadër e madhe dhe ka shumë alternativa për t’i zëvendësuar.

Ronaldo i ka shënuar gjithësej 5 gola Barcelonës, 2 në La Liga dhe 3 në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat