Progni: Kukësi e ka kaluar ngërçin psikologjik

Sporti

Progni: Kukësi e ka kaluar ngërçin psikologjik

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:12

Skënderbeu, Tirana dhe Kukësi janë skuadrat e vetme të kategorisë superiore që nuk kanë pësuar humbje në këto 5 javë të para të kampionatit, por nëse korcarët dhe bardheblutë kryesojnë renditjen me nga 11 pikë, debutuesit e superiores renditen në vendin e 8, pasi në 4 nga 5 ndeshjet e zhvilluara kanë marrë vetëm një pikë, duke shënuar vetëm 2 gola, me Bylisin dhe Lacin. Gjithsesi, fakti që kuksianët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në dy takimet e fundit, për mesfushorin Gerhard Prongi është një sinjal i qartë se debutuesit verilindorë e kanë thyer tabunë.

Presidenca kuksiane ka premtuar se do ta shlyejë financiarisht pjesën e mbetur të dënimit të fushës, që skuadra të ketë edhe mbështetjen e tifozëve që në përballjen e radhës me Tomorin. Sipas Prognit me mbështetjen e lojtarëit të 12, Kukësi do ta ketë më të lehtë ta arrijë fitoren.

Sipas Prognit, Kukësi, pasi e kaloi pa shumë sforco raundin e parë të Kupës, do të pretendojë t’i shkoi deri në fund edhe këtij trofeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat