Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Stamboll

Sporti

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Stamboll

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 18:43

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kupën Botërore në Stamboll, duke dëshmuar edhe një herë vlerat e saj në garat ndërkombëtare.

Ajo shënoi katër fitore në këtë garë, duke u stolisur me plot meritë me medaljen e artë. Në luftën e parë Majlinda e mposhti turken Cin, per të vazhduar me mongolen Bat Erdene, derisa në gjysmëfinale e mundi francezen, Gru Elodie. Ndërkohë, në finale xhudistja kosovare e mundi turken, Ajshe Sadet Arçe. Xhudistja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova kësaj radhe u eliminua në rrethin e parë, duke pësuar humbje nga bullgarja, Grigorova. Sfida e ardhshme për Majlindën dhe Norën do të jetë turneu në Abu Dabi, ku fondi shpërblyes është 200.000 dollarë.
Ndërkohë, në Kupën Ndërkombëtare të Dubrovnikut, garuesit kosovarë fituan një medalje të artë, dy të argjendta dhe një të bronztë. Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg, kurse me medalje të argjendtë u stolisën Korab Morina dhe Akil Gjakova, derisa me medalje të bronztë u stolis Leutrime Krasniqi.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat