Bolt pritet si hero ne Zelandën e re

Sporti

Bolt pritet si hero ne Zelandën e re

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 21:54

Usain Bolt është pritur mjaft mirë në Zelandën e Re. 26-vjeçari pas pushimeve në Australi udhëtoi për vendin ishullor dhe për rekordmenin botëror në 100 dhe 200 merta, performuan rreth 350 persona duke shfaqur dhe një pjesë të traditës së këtij vendi. Xhamajkani nuk duket tip që frikësohet kollaj, por bën shaka kur shprehet se njëri nga performuesit e trembi atë.

“Ai më friksoi pak. Ajo ishte e frikshme, por ishte gallat. Do të më pëlqente të bëja diçka të tillë por të shohim”.

Bolt mori pjesë gjithashtu në një klinikë trajnimi me 8 të rinj nga Zelanda e Re dhe ishte pjesmarrës në seancën stërvitore me ekipin e basketbollit nga ky vend. “Njeriu i erës” në Olimpiadën e Londrës pasi mbrojti me sukses medajlet e fituara në Pekin 2008, përfitoi nga rasti për të konfirmuar edhe një herë objektivat e tij për të ardhmen.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, kur je në pistën e garimit dhe e di që asnjeri nuk do të të mundë. Thjesht është fantastike. Unë punoj dhe stërvitem shumë dhe mund të them se gjithçka ka të bëjë me përqëndrimin dhe përkushtimin që tregon. Në Olimpiaden e Rios do të përpiqem të realizoj një triplet historike”.

Usain Bolt do t’i rikthehet stërvitjeve në fund të këtij muaji dhe për momentin synimi i tij më i afërt është triumfi në kampionatin botëror të atletikës i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm, në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat