Schweinsteiger: Gjermania ende ka forcë

Sporti

Schweinsteiger: Gjermania ende ka forcë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 22:21

Bastian Schweinsteiger ka kërkuar më shumë respekt për Gjermaninë, pas kritikave që i janë bërë kësaj skuadre për mungesën e titujve të fituar. Mesfushori i Bayern Munich ka folur përpara sfidës me Republikën e Irlandë për eleminatoret e Botërorit 2014 në të cilën do të jetë edhe kapiten në mungesë të mbrojtësit Philipp Lahm. Ai ka pranuar se “pancerat” duhet të jenë krenar për lojën dhe paraqitjet që kanë bërë pavarësisht se nuk fitojnë një trofe që prej vitit 1996 pa harruar këtu edhe gjysëmfinalen e humbur kundër Italisë në Euro 2012.

“Gjysëmfinalja ka mbaruar dhe nuk duhet marrë më për bazë. Ne nuk lamë asnjë pikë në eleminatore duke mundur të dhjeta skuadrat që kishim nëpër grupe, e më pas humbëm vetëm një ndeshje. Mendoj se është për të ardhur keq, nuk është gjithmonë e drejtë por kjo është rruga. Pastaj ka edhe skuadra të tjera që kanë edhe ato objektivët e tyre dhe nuk është e lehtë të fitosh gjithnjë. Nuk mendoj se cdo gjë është e keqe, pasi jo shumë skuadra mund të arrijnë rekrodet tona. Mendoj se respekti ka humbur disi pasi huk është e shkruajtur në asnjë vënd që ne do të fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Ylli i Bayern Munich i humbi dy përballjet e para me Austrinë dhe Ishujt Faroe për shkak dëmtimi dhe humbjes së formës, por tani ai është i vendosur për të përfaqësuar vëndin e tij në Dublin ndaj skuadrës së drejtuar nga Giovanni Trapattoni që ka një mbështetje të zjarrtë nga tifozeria vëndase.

“Është një ndjesi e vecantë të luash atje. Atmosfera është e ndryshme dhe kanë këtë gjënë speciale. Ne jemi përballur përpara 5 viteve dhe është shumë e vështirë të fitosh atje. Do të ishte një avantazh shumë i madh nëse do të siguronim tre pikët por ata janë një skuadër e fortë me një trajner dhelpër dhe shumë inteligjent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat