Valon Berisha mund t’i bashkohet Granit Xhakës te Gladbach

Sporti

Valon Berisha mund t’i bashkohet Granit Xhakës te Gladbach

Nga: Alban Lumi Më: 11 tetor 2012 Në ora: 13:08

Mund të rritet në dy, numri i futbollistëve shqiptar te gjermanët e Borussia Monchengladbach. Pas Granit Xhaka, Lucian Favre është duke u munduar të përvetësoi talentin tjetër shqiptar,Valon Berishën.

Sulmuesi shqiptar, që është zhvilluar në futbollin norvegjez, është duke përjetuar momentet më të mira në karrierë. Pas ftesës së marr për herë të parë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Norvegjisë, atij i ka trokitur edhe një ofertë tjetër. Bëhet fjalë për interesimin e skuadrës së Bundesligës, Borussia Monchengladbach, e cila është duke e ndjekur nga afër futbollistin. 19 vjeçari konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij, i cili shquhet për efikasitetin tij dhe rolin e tij të sulmuesit klasik. Berisha aktualisht është duke i mbrojtur ngjyrat e skuadrës austriake të Salsburgut por që nuk është çudi që ai qysh në janar ti bashkohet skuadrës së Gladbach. Trajneri, Favre, i cili shquhet me interesimin e tij për futbollistët e rinj, është këmbëngulës në realizmin e dëshirës së tij. “ Ne jemi skuadër që kërkojmë të anëtarësojmë sa më shumë futbollistë të talentuar. Këtë strategji jemi duke ndjekur viteve të fundit dhe besoi se Berisha është pikërisht futbollist i cili na duhet në skuadër, e dimë që ai ka kontratë me një skuadër tjetër por janë gjëra që mund të zgjidhen lehtë”, ka deklaruar Favre. Ishte pikërisht trajneri zviceran, që kishte angazhuar edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Granit Xhaka që të aktivizohet me skuadrën e Gladbach. Megjithatë skuadra këtë vit nuk është duke bindur shumë, pasi ka luhatje të theksuara të rezultateve nga java në javë. Berisha me skuadrën e Salsburgut ka kontratë deri në vitin 2016 derisa nuk dihet se cili do të jetë reagimi i kësaj skuadre pas interesimit të gjermanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat