Guardiola i thotë jo Milanit

Sporti

Guardiola i thotë jo Milanit

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 13:16

Sapo zërat për një ulje të mundshme të Pep Guardiolës në stolin e Milanit filluan të bëheshin seriozë, menjëherë shtypi katalas ul me këmbë në tokë kuqezinjtë. Sipas të përditshmes sportive Sport, tekniku spanjoll ka refuzuar ofertën e Milanit pasi për momentin nuk sheh një projekt konkret në skuadrën italiane.
Gjithashtu mësohet se Pep i ka thënë jo dhe stolit të Chelsea-t për sezonin e ardhshëm dhe njëkohsisht dhe kombëtares braziliane. Megjithatë Milani nuk duket i predispozuar për të hequr dorë dhe Berlusconi i ka kërkuar Galliani-t që të realizojë një projekt serioz për t’ia dorëzuar Guardiolës, me të cilin drejtori kuqezi shpreson të lërë një takim në Nju Jork në javët në vazhdim.
Shpresa e madhe e Milanit është që të shesë një pjesë të aksioneve ose tërë klubin te manjati rus i Rusian Aluminimun, gjë që mund të garantonte dhe likuiditetet e nevojshme për të siguruar shërbimet e lojtarëvë të mëdhenj për sezonin e ardhshëm që do të bindin Guardiolën të firmoste me kuqezinjtë. Dëshira e Berluskonit është kaq e madhe për të mbërritur te tekniku spanjoll, aq sa mediat italiane raportojnë, se presidenti i kuqezinjve nuk ka përgatitur as një plan B për të menduar për një tjetër emër, nëse Pep do të vazhdonte të refuzonte ofertën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat