Drita gjunjėzon liderin

Drita ia ka shkaktuar Trepēės 89 humbjen e parė nė kėtė kampionat. Xehetarėt janė mposhtur nė Gjilan nga Drita me rezultat 2:1.
Drita nė derbin e xhiros sė dhjetė tė Superligės sė Kosovės nė futboll, ka arkėtuar pikėt e plota ndaj liderit, Trepēa 89. Gjilanasit nė avantazh prej 1:0 nė minutėn e 20-tė, nėpėrmjet Xhevdet Shabanit, por mitrovicasit i kanė barazuar shifrat nė 1:1 nė minutėn e 42-tė nėpėrmjet Ibrahim Pecit. Ndėrsa, golin e fitores pėr Dritėn e ka shėnuar Ismet Ramushi nga afėrsia nė minutėn e 83-tė, pas njė gabimi tė portierit mitrovicas. Vendasit nga minuta e 5-tė kanė luajtur pa njėrin prej lojtarėve mė tė mirė tė tyre, Pėrparim Osmanin, qė e theu kėmbėn nė njė duel. Me kėtė disfatė, Trepēa 89 rrezikon ta humbas edhe kreun e tabelės, ngase atė mund tia rrėmbej tė hėnėn Prishtina, nėse e mposht Ferronikelin. Kurse, edhe Drita tani veē iu ėshtė afruar kreut. Nė Gjakovė, Vėllaznimi ka shėnuar fitore tė rėndėsishme dhe me mjaftė mund, pasi tė dielėn nė Gjakovė e ka mposhtur Hajvalinė me rezultat minimal, 1:0, me golin e Ermir Nikoliqi. Ai nė minutėn e fundit tė takimit e shėnoi golin e vetėm tė ndeshjes dhe tė fitores pėr kuqezinjtė.


Komentet