Kombëtarja U 19, shkel Belgjikën, 3 me 1

Sporti

Kombëtarja U 19, shkel Belgjikën, 3 me 1

Më: 15 tetor 2012 Në ora: 00:28

Kombëtarja U 19, e drejtuar nga legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha, ka arritur sot një fitore tepër te çmuar ndaj Belgjikës.
Për kombëtaren shqiptare ka shënuar Gavazaj në minutën e 26-të. Më pas Kabashi me anë të një penalltie, ka shpënë shirat në 2-0 për ekipin tonë. Por, nuk ka shkuar shumë gjatë dhe në minutën e 79-të shënon Kabasele për skuadrën belge.

Por, e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e kombëtares tonë, ishte Shehaj që ka shënuar në minutën e 80-të duke vulosur përfundimisht rezultatin e ndeshjes. Vlen të theksohet se i gjithë takimi, është dominuar nga skuadra jonë, e cila kishte shumë raste për të thelluar më tej rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat