Tjetër rekord i Lionel Messit - Bota Sot
Tjetër rekord i Lionel Messit

Sporti

E mërkurë, 31 gusht 2016

Tjetër rekord i Lionel Messit

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:23

Lionel Messi theu një tjetër rekord dhe tani i mbeten vetëm vetëm pak të tjerë. Me tregolëshin e shënuar në Riazor kundër Deportivo La Korunjës , argjentinasi përmirësoi rregjistrin e tij të finalizimeve në një vit kalendarik. Në 2012 ka ëshnëuar as më pak e as më shumë se 71 gola, një më tepër se në 2010, por me diferencën e konsiderushme se tani jemi vetëm pak ditë nga mesi I tetorit. Ky vit është padyshim më I miri për të.

Por nuk mbaron këtu , flitet shpesh se cili është futbollisti më I mirë I historisë, në këtë këndvështirm një nga pikat e forta të Pele është numri I tij I lartë I finalizimeve me më tepër se 1000 gola gjatë karrierrës, por nëse I hedhim një sy statistikave shohim se në një vit kalendarik rekordi I Pele është me 75 gola të shënuar në vitin e largët 1959, kur natyrisht luhej me të tjera skema e tjetër mbrojtje. Pele në atë vit shënoi 66 gola me fanelën e Santos dhe 9 më atë të Brazilit. Sot Lionel Messi me 59 gola të shënuar me Barcelonën dhe 12 me Argjentinën është vetëm katër gola larg rekordit të O’Rei.

Sulmuesi blaugrana ka shënuar 15 gola këtë sezon, 11 në La Liga ku është kryegolashënuesi I turneut, një kuriozitet të 11 janë të shpërndarë në katër dy golësha kundër Societad, Osasuna , getafes dhe Real Madrid dhe tregolëshi I fundit ndaj Deportivos. Para ndeshjes në Riazor pati spekulime se në Korunja Messi do të mungonte pasi vinte pas një udhëtimi të gjatë dhe dy ndeshjeve të luajtura me kombëtaren, por Messi nuk pushoi, tani lufton vetëm me rekordet dhe ka shansin që me pesë gola të tjerë në fund të dhjetorit ta lërë pas dhe mbretin Pele.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test