Ngec Tirana, Vllaznia humbet mundësinë për fitore

Sporti

Ngec Tirana, Vllaznia humbet mundësinë për fitore

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 17:24

Vllaznia shpërdoroi një mundësi të artë në transfertë me Tomorin për të marrë fitoren e radhës në kampionat, edhe pse kaloi në epërsi të dy golave. Formacioni I trajnerit Shpëtim Duro tregoi edhe një herë se ka shumë punë për të bërë, që të konsiderohet pretetendente për titull, aq me tepër kur nuk arrin të adminstrojë një avantazh të dyfishtë përballë skuadrës më të dobët të superligës. Shkodranët e nisën vrullshëm këtë takim, duke kaluar në avantzh me Hysën pa u mbyllur ende minuta e parë. Sulmuesi tiranas shfrytëzoi në maksimum një pasim të saktë të malazezit Delic, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Llani. Ky gol I shpejtë ishte sinjali i qartë se ky 90 minutësh do të rezervonte shumë emocione. Pas disa momenteve jo shumë të rrezikshme në portat respektive, Arbri godi fort nga distanca, por Vujadinovic reagoi në pozicion. Në fund të pjesës së parë betatasit e rritën ndjeshëm presionin dhe mund të kishin barazuar nëse Carls Ofoje në minutën e 38 do të kishte goditur saktë prirët me portën. Pjesa e dytë nisi sërish me gol për Vllazninë, që mban firmën e Smajlit nga pika e bardhë, pas pengimit të zonë të mbrojtësit shkodran Beqiri nga Elmazi.

Tomori u kundërpërgjigj 3 minuta më pas me Ofoje, që pasi I shpëtoi mbrojtjes mike nuk I dha asnjë mundësi reagimi portierit Vujadonovic. Me rreth 40 minuta në dispozicion Tomori u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin, por Vllaznia u tregua e saktë në fazën mbrojtëse, madje rrezikoi disa herë portën e Llanit, sikurse ndodhi në minutën e 88 me Rexhën, goditja ke kokë e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën. Atëherë ku u mendua se Vllaznia do të largohej me tri pikë nga Berati, erdhi goli i barazimit, që mban firmën e Hyskos, I cili përfitoi nga një top I mbetur në zonë pas një goditjeje dënimi.

Vllaznia nuk mund të pranonte këtë përmbysje dhe hidhet në sulm për të rifituar dy pikët e humbura dhe mund t’ia kishte dalë mbanë nëse Rexha do të tegohej më I saktë brenda zonës së Tomorit. Vërshëllima e fundit e Jeminit I dha fund një takimi mjaft emocionues, që rezervoi të papritura përgjatë 90 minutave, duke lënë më të zhgënjyer miqtë nga Shkodra.

Nuk mori më shumë se një pikë në “Qemal Stafa” Tirana, që barazoi 0-0 me Kastriotin, duke i zhgënjyer tifozët e paktë bardheblu të pranishëm në shkallët e stadiumit. Nuk sheh dritë në fund të tunelit Apolonia, që mori një humbje minimale në transfertë me Lacin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat