Grushtohet gjyqtari i basketbollit

Sporti

Grushtohet gjyqtari i basketbollit

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 01:15

Gjyqtari, i basketbollit, Xhavit Beqiri e ka pësuar më së keqi në ndeshjen e javës së katërt në elitën e basketbollit të Kosovës, në mes RTV 21 dhe Dritës. Në përfundim të gjysmëlojës së parë ai u grushtua nga basketbollisti gjilanas, Qëndrim Demi.

Drita e Gjilanit ishte rikthyer në momentet e fundit në Superigën e basketbollit të Kosovës, pasi nga garat ishte tërhequr Universi. Por duket se gjilanasit ende nuk janë pjekur sa duhet për garat elite. Në ndeshjen me debutuesit të Superligës, RTV21, kishte disa herë sjellje të pahijshme të basketbollistëve të tyre ndërkaq kulmi u arrit kur basketbollisti Qëndrim Demi grushtoi gjyqtarin Xhavit Beqiri. Ndërkaq në raportin vëzhguesit të ndeshjes të ndeshjes thuhet . “Kur kishin mbetur 25,8 sekonda deri në fund të çerekut të dytë, tek rezultati 50:32 për ekipin vendës, basketbollisti Qëndrim Demi, pas fjalosjes dhe ndëshkimit me gabim teknik, e sulmoi fizikisht gjyqtarin Xhavit Beqiri, me ç’rast edhe loja u ndërpre automatikisht”, shkruan në raportin e delegatit.
“Ne e kemi bërë organizimin si duhet, policia ka qenë prezente dhe nuk ka munguar asgjë. Më vjen shumë keq që ndodhi ky incident, të cilin sigurisht se nuk ka qejf ta shohë askush. Është një gjest absolutisht për keqardhje”, ka thënë drejtori sportiv i 21-shit, Leart Hoxha.
Rreth këtij rasti pritet të merren organet përkatëse, por sipas të gjitha gjasave, Drita do ta humb këtë takim, të katërtin me radhë me rezultat zyrtar 20:0 dhe lojtarët e përfshirë në incident mund ta pësojnë keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat