Juventus model për skuadrat tjera - Bota Sot
Juventus model për skuadrat tjera

Sporti

E hënë, 29 gusht 2016

Juventus model për skuadrat tjera

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 12:54

“Objektivi i parë ishte të ndryshonim shoqërinë dhe skuadrën. Në 24 muaj kemi bërë të pamundurën për të rinovuar klubin, edhe pse kampionati që fituam nuk duhet të na bëjë të harrojmë synimin kryesor që kemi: të fitojmë duke mbajtur një ekujbilër financiar që ka prespektiva”.

Janë këto fjalët e presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli në mbedhjen e aksionerëvë të shoqërisë bardhezi. Numri një i kampionëve të Seria A flet për klubin e tij, por edhe për sistemin që mbizotëron në futbollin italian, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor të tij.

“Shoqëria jonë është kampione e Italisë dhe falë aksionerëve të tjerë. Edhe ‘Juventus Stadium’ më në fund u bë realitet pas 17 vitesh përpjekjesh. Ekipi ynë gjithmonë është treguar i gatshëm për të bërë ndryshime në botën e futbollit. Nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga ky mision. Futbolli Italian duhet ndryshuar dhe ta çojmë në nivele europiane. Bota e futbollit po evoluon por nuk do të presë Italinë”.

Agnelli është i bindur se në të ardhmen Juventus do të jetë një ndër skuadrat më të dashura për fansat e futbollit, por gjithashtu 36-vjeçari theksoi se duhen bërë ndryshime pasi futbolli në Itali po pëson rënie.

“Nuk kam dyshime të madha sepse pas 20 vitesh do të jemi ekipi më i dashur. Juve do të ketë akoma më shumë tifozë dhe ngjyrat bardhezi do të vazhdojnë të mbizotërojnë. Por të gjithë ne duhet të mendojmë se ku do të jetë futbolli Italian pas disa vitesh. Shumë vende kanë përjetuar një rënie në futboll por asnjë kaq shpejt sa në vendin tonë. Futbolli ynë po bie me ritme të shpejta dhe nuk mund të shpejgohet vetëm me aryset ekonomike”.

Në përfundim Agnelli theksoi se duhet bërë një revolucion total, duke filluar që tek numri i skuadrave në kampionat, në sektorin e të rinjëve dhe deri tek gjykata sportive pasi vetëm në këtë mënyrë futbolli Italian do të arrijë majat.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test